5 vendet ku duhet të bëni seks të paktën një herë në jetë

Life style

5 vendet ku duhet të bëni seks të paktën një herë në jetë

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 22:31
Ilustrim

Seksi është një ndër komponentët më të rëndësishëm të jetës në çift, një nevojë fiziologjike e njeherazi psikologjike që çon marrëdhënien në një tjetër dimension. Seksi nuk është tabu, të flasësh për të nuk është tabu, të bësh seks në vende të ndryshme është … Ndoshta jo edhe aq tabu sa mund të mendonit. Tradicionalidht njerëzit priren të kryejnë marrëdhënie në atë që njihet si vendi më komod i të gjitha kohërave, krevati juaj i madh dhe i butë.

Nëse jeni me fat e nuk jetoni me prindërit, mund edhe të shëtisni nudo në shtëpi e të nisni paralojën edhe në kuzhinë a gjetkë. Por, nëse duhet të jetoni me vjehrrin, vjehrrën e kunatën (siç ndodh rëndomtë në familjet shqiptare), jeni të detyruar të mbylleni me çelës, të mbyllni dhe perdet e të mos pipëtijë gjë.

Gjithsesi imagjinata seksuale projekton aktin shumë më tej aq sa janë vetë seksologët rekomandojnë që është në të mirë të jetës në çift të bëni seks në 5 vendet e mëposhtme.

1.Në natyrë të hapur (mal, fushë, kopësht, det) – zgjedhja është e juaj.
2.Ne hotel (Këshillë e çmuar sidomos për çiftet e martuara. Një takim suprizë dhe një ftesë joshëse është gjithmonë e mirëpritur.)
3.Në shkallë (Nëse ashensori nuk punon apo është gjithmonë i zënë, bëni mirë t’u ktheheni shkallëve. Jo vetëm për t’i ngjitur, kuptohet).
4. Para pasqyrës (Mund të mos jeni narcizistë, por nuk ka ndjesi më eksituese se reflektimi i imazheve përtej pasqyrës.)
5.Në dhomën e provës në një qendër tregtare ( Një mënyrë shumë e mirë për ta bindur partnerin t’ju shoqëroj teksa bëni shopping është edhe seksi. Me siguri do të bëni blerje të mbara.)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat