Gabimet më të zakonshme në larjen e duarve dhe si t'i shmangni ato

Life style

Gabimet më të zakonshme në larjen e duarve dhe si t'i shmangni ato

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 13:26
Ilustrim

Një studim i kohëve të fundit nga Universiteti i Miçiganit tregoi se 95 për qind e njerëzve nuk pastrojnë duart mjaftueshëm për të shkatërruar bakteret.

Ja se çfarë mund të ndryshoni sot për ta bërë këtë zakon efikas.

"Larje me shpejtësi" Shumica e njerëzve lajnë duart për gjashtë sekonda dhe duhet të marrin të paktën 20. Gjithashtu, nëse thjesht e futni sapunin midis gishtërinjve tuaj, kjo nuk do të thotë që i lani duart siç duhet. Bakteret kapen nën thonj, andaj këto pjesë të duarve shpesh neglizhohen dhe mbeten të pista. Këto zona duhet të pastrohen tërësisht. Tharja

Teknikat më delikate të pastrimit nuk do të prodhojnë fryt nëse nuk i thani duart siç duhet. Kjo do të thotë se është mirë të pastrojmë zonën ndërmjet gishtave, pasi aty bakteret më së shpeshti qëndrojnë. Lani duart vetëm para dhe pas ngrënies

Duart duhet të pastrohen sa herë që keni nevojë dhe jo vetëm kur ato janë të pista. Ato janë të pista edhe kur nuk keni kryer ndonjë punë të rëndë apo nuk keni prekur ushqim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat