Përse femrat zgurdullojnë sytë, ndërsa meshkujt jo?

Life style

Përse femrat zgurdullojnë sytë, ndërsa meshkujt jo?

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 21:37
Foto ilustrim

Me siguri keni vërejtur që femrat kanë zakon, që krejtësisht në mënyrë të pavetëdijshme fillojnë t’i zgurdullojnë sytë. Gjithashtu keni vërejtur që meshkujt këtë veprim kurrë nuk e bëjnë.

A keni pyetur ndonjëherë përse veprojnë kështu dhe çka fshihet pas atij veprimi?

Kur është fjala për zgurdullimin e syve, shkenca ka shpjegimin përse femrat e bëjnë këtë: femrat kanë filluar të përdorin zgurdullimin e syve si mjet evolutiv për dominimin mbi femrat e tjera.

Pra, veprimi i këtillë ka qenë “mekanizëm mbrojtës” se si femrat do të dëshironin t’i frikësonin shumë personat që janë këmbëngulës.

Në Universitetin “Tracy Vaillancourt” më 2013-n është publikuar punimi në të cilin është shpjeguar se si mbijetesa e femrave është e lidhur direkt me ekzistencën e pasardhësve të tyre.

Si “lloj”, femrat shpesh shmangin taktikën e cila përfshin agresionin direkt, sepse në konflikt do të mund të lëndoheshin apo madje edhe të vriteshin, gjë që do t’i rrezikonte trashëgimtarët e tyre. Në vend të kësaj, zgurdullojnë sytë.

Shkencëtarët të cilët merren me evolucionin, thonë që këto “agresione indirekte” janë zhvilluar në mënyrë që t’u ndihmojnë femrave që të joshin dhe të gjejnë partnerin.

Nëse femra do të gjendej ballë për ballë me “konkurrencën” (p.sh., me femrën njësoj atraktive), do të mund të forcojë statusin dominues duke zgurdulluar sytë.

Në hulumtimin e Universitetit kanadez është zbuluar edhe që femrat, kur është fjala për zgurdullimin e syve, janë më të ndjeshme se meshkujt, prandaj te to mund të përfshihet “sistemi lufto ose ik”.

Edhe pse femrat nuk i ngazëllen edhe aq shumë fakti që me zgurdullimin e syve pikërisht kanë zhvilluar, bashkë me dëshirat e lindura të femrës, që femrat të tërheqin vëmendjen e meshkujve, duhet patjetër ta pranojmë që ajo taktikë nuk është edhe aq e mirë.

Asgjë nuk mund të tërheqë vëmendje me zgurdullim dhe kapsallitje të syve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat