Djelmosha, kujdesuni: Femrat gjithnjë e më shumë tradhtojnë derisa ju i shikoni ndeshjet

Life style

Djelmosha, kujdesuni: Femrat gjithnjë e më shumë tradhtojnë derisa ju i shikoni ndeshjet

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 20:11
Ilustrim

Derisa meshkujt argëtohen duke shikuar nga disa ndeshje brenda ditës, “argëtimin” e vet një e katërta e femrave do ta kërkojnë duke bërë tradhti.

Mirëpo edhe djelmoshat përdorin, në rend të parë, këtë pretekst për të tradhtuar.

Një hulumtim të cilin e ka bërë sajti për njohje online të njerëzve të zënë, Gleeden, ka zbuluar që femrat nuk do të tolerojnë shumë mungesën e kujdesit të mashkullit gjatë kampionatit të futbollit.

Ky sajt francez me dy milionë anëtarë, në rend të parë, u është përkushtuar femrave, të cilat tashmë janë në lidhje apo të martuara.

Gjatë Kampionatit botëror të fundit numri i femrave të regjistruara është shtuar për 71 për qind brenda një muaji. Kjo, ndryshe, do të thotë që mesatarisht çdo ditë janë regjistruar 1.400 femra.

I kanë intervistuar 5.000 anëtare të veta, ndërkaq një e katërta e tyre kanë pranuar se do të argëtoheshin duke tradhtuar bashkëshortin apo të dashurin derisa shikojnë futbollin.

Vetëm 12 për qind e tyre do të shikonin ndeshjet bashkë me partnerët e tyre.

Njëkohësisht 76 për qind e meshkujve do të shfrytëzonin “po shkoj të shikoj ndeshjen” si pretekst që të tradhtojnë bashkëshortet e veta.

Mirëpo, siç shkruan Daily Star, ata të cilët shpresojnë për të bërë tradhti, do të duhej të shikonin ndeshjet, sepse sifilizi është duke u përhapur me të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat