4 gjërat që duhet të mbani vath në vesh para se të bëheni shoqe me një Gaforre

Life style

4 gjërat që duhet të mbani vath në vesh para se të bëheni shoqe me një Gaforre

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 21:58
Ilustrim

Prej datës 22 qershor kemi hyrë zyrtarisht në shenjën e tyre, mirëpo jeni të sigurtë që dini gjithçka për Gaforren? Mund të jeni mike të ngushta prej shumë vitesh, mirëpo në një moment mund t'ju duket sikur nuk e keni njohur kurrë. Është mëse normale e gjitha kjo, shoqet Gaforre janë të tilla.. të papara dhe speciale. Ja si t'i njihni ato.

1.Është shumë e ndjeshme: Mos ‘’guxoni’’ t’i thuash se je në pritje të ëmbël, apo që ke fituar bursën e studimit që prisje prej kohësh, pasi duhet kohë për ta qetësuar dhe fshirë lotët. Do t’i duket sikur po të humbet, që nuk do të shohë më dhe do të kujtojë të gjitha momentet që keni kaluar bashkë, dmth nga klasa e parë fillore deri tek zënka e para dy orëve në Messenger. Bëhu gati edhe për pllaqaritje, dmth puthje e përqafime të njomura me lotë, nuk ke ç’i bën, është e ndjeshme dhe pikë.

2.Nuk i pëlqejnë eksperimentet: Sapo ke parë që është hapur një restorant i ri tibetian (as ne nuk e dimë se çfarë është ) dhe do ta ftosh ta provoni. Joooo, po e themi ne para asaj. Gaforret janë besnike të vendeve apo trendeve që njohin prej kohësh dhe nuk janë aspak të gatshme të provojnë risitë që mund t’i ofrosh. E njëjta gjë vlen edhe për atë modelin e çuditshëm të flokëve që ke parë në Instagram. Shkurt fare, nuk do t’ia dijë.

3.Është shumë e kujdesshme dhe e rezervuar: Mos provo t’i flasësh për të dashurin tëndë të ri apo ndonjë detaj që diskutohet mes vajzash, do të ngrihet menjëherë nga tavolina. Ose thjesht do të vendosë kufjet e do të të injorojë. Gaforres nuk i pëlqejnë temat ‘’tabu’’ dhe dëshiron gjithmonë të shesë një jetë dinjitoze tek të tjerët. Të jetë e vërtetë vallë?

4.Është e drejtpërdrejtë: Siç e thamë edhe më lart, Gaforrja është shumë e rezervuar kur bëhet fjalë për këto temat e ‘’turpit”, por gjithashtu shumë e drejtpërdrejtë. Nuk di t’i bijë nga Kina, por i thotë gjithmonë të vërtetat në sy, sado të pakëndshme qofshin ato. Është shumë e sinqertë në shoqëri dhe nuk bën pakte konformizmi për hir të miqësisë. Gjërat ose i pëlqejnë, ose nuk i pëlqejnë, nuk ka rrugë të mesme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat