Si ta mësoni lepurin të jetojë në banesë

Life style

Si ta mësoni lepurin të jetojë në banesë

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 18:07
Ilustrim

Gërryerja është nevojë natyrale dhe sjellje normale e lepujve, mirëpo do të duhej orientuar në atë drejtim se çka mund të gërryejnë dhe çka duhet të shmangin, posaçërisht nëse keni vendosur që të mbani lepur si kanakar shtëpiak.

Degë të drurëve të mollëve apo të shelgut, lodra për lepuj, baza të patrajtuara nga bari, kuti kartoni e të ngjashme paraqesin zgjedhje të mirë për gërryerje

Nuk duhet lejuar që të vrapojë lirisht nëpër shtëpi, së paku jo në fillim. Prandaj duhet zgjedhur hapësirën e kufizuar në të cilën stërvitja do të jetë e lehtë, ndërkaq lepuri i sigurt.

Telat e rrymës janë shumë të rrezikshme për lepurin, prandaj duhet që të mbrohet plotësisht.

Gjithashtu do të duhej mbrojtur mobiliet dhe objektet e tjera potencialisht joshëse dhe të vlefshme.

Lepuri nuk mund të dijë instinktivisht që i është e ndaluar të gërryejë mobilet dhe objektet e tjera në shtëpi, prandaj pronari duhet ta mësojë që të mos e bëjë atë.

Stërvitja duhet të fillojë sa më parë, për t’u parandaluar shprehitë e këqija.

Kurdo që lepuri provon të gërryejë diçka që nuk do të duhej, duhet t’i thuhet prerazi “jo” (por pa britmë), të duartrokitet dhe t’i jepet lepurit alternativë për gërryerje.

Nëse me këmbëngulje kthehet dhe gërryen mobiliet etj., ndërkaq i refuzon lodrat për gërryerje, duhet që përkohësisht të futet në kafaz.

Alternativë tjetër është përdorimi i kufizuar i transporterit me rastin e lojës. Lepuri me kalimin e kohës do të qetësohet dhe gërryerjen do ta rrallojë, mirëpo duhet mbajtur në mend që durimi dhe këmbëngulësia janë faktori më i rëndësishëm i stërvitjes.

Gërryerja nëpër tepih

Për shkak të nevojës së natyrshme të këtij kanakari për të bërë vrima, duhet t’i sigurohet hapësira për “punën” e tillë, duke përdorur kuti të thellë kartoni (njërën anë priteni, por bëni vrimën në mënyrë që lepuri pa vështirësi të mund të hyjë dhe të dalë nga kutia).

Ambientin mund ta mbuloni me disa lodra apo ëmbëlsira në mënyrë që këtë veprim ta bëni sa më interesant. Mundeni të përdorni kuti të vogla apo enë me letra të prera apo me sanë.

Nëse lepuri me këmbëngulje kthehet dhe bën vrima nëpër gjërat nëpër të cilat nuk do të duhej, përveç vendosjes së përkohshme në kafaz, si njërën ndër alternativet për “qetësim” duhet pasur në konsideratë edhe sterilizimin. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat