Çfarë është “seksi vjedhurazi” që po përhapet aq shumë në masë mes të rinjve

Life style

Çfarë është “seksi vjedhurazi” që po përhapet aq shumë në masë mes të rinjve

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 23:41
Ilustrim

Kur flitet për seksin e sigurt, zakonisht bëhet fjalë për prezervativin. Kjo për shkak se prezervativët janë provuar si mjeti më efektiv për të parandaluar sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Sigurisht edhe shtatzëninë.

Por një studim i publikuar së fundmi thotë se një trend i ri seksual po njeh rritje. Ai njihet me emrin “vjedhurazi”. Kjo ndodh kur meshkujt që mbajnë prezervativ, e heqin atë në mënyrë sekrete gjatë seksit, pa miratimin e partneres. Studiuesja Alexandra Brodsky, thotë se gjithmonë e më shumë femra po kërkojnë ndihmë pasi kanë rënë viktimë e këtij trendi.

Në disa vende, aplikimi i këtij trendi mund t’ju dërgojë edhe në burg. Në Zvicër një person u dënua me burg pasi e kishte hequr prezervativin vjedhurazi gjatë seksit me partneren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat