Si ta kuptoni nëse sytjenat po ju shkaktojnë dhimbje koke

Life style

Si ta kuptoni nëse sytjenat po ju shkaktojnë dhimbje koke

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 12:38
Ilustrim

Blerja e sytjenave mund të jetë proces i vështirë për shumë gra, dhe shpeshherë e gjejnë veten të papërcaktuara se çfarë stili dhe madhësie iu nevojitet.

Dhe kjo çështje rezulton të jetë më problematike se ç’është menduar më parë, pasi që një studim i kryer nga kompania ‘Triumph’ ka zbuluar se 80% e femrave janë duke veshur sytjena me madhësi të gabuar.

Pra, nuk ka më dyshime se përse ndonjëherë ndiheni jo komode…

Studimi ka zbuluar se 70% e femrave të anketuara kishin veshur sytjena të cilat kishin qenë shumë të vogla, ndërkaq 10% kishin veshur shumë të mëdha.

Por, kjo nuk është gjëja më e keqe! Sipas Paula Svobodas, specialiste e madhësive të sytjenave për më shumë se 16 vjet, veshja e madhësisë së gabuar të sytjenave mund të jetë duke u shkaktuar femrave dhimbje koke dhe probleme me shpinë.

“Dhimbjet e kokës mund të shkaktohet nga sytjenat të cilat ose janë shumë të ngushta ose shumë të gjera, por kryesisht shkaktohen nga sytjenat që janë më të mëdha sesa madhësia e gjinjve”, ka treguar ajo.

Shenjat tjera që ju paralajmërojnë se jeni duke veshur sytjena të madhësisë së gabuar mund të jetë dhimbja kronike e shpinës, problemet me qafë, etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat