Aplikacioni që ju këshillon për rrobat para se t’i blini

Life style

Aplikacioni që ju këshillon për rrobat para se t’i blini

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 18:25
Ilustrim

Aplikacioni “Good On You”, vjen gratis në telefonët tuaj të mençur dhe ua mundëson që të bëni zgjidhje më të mira kur blini rroba apo gjësende të tjera.

I krijuar më 2013 nga Gordon Renouf dhe Sandra Capponi, “Good On You” u lansua në Australi më 2015, por në Evropë mori dhenë muajin e kaluar duke u bërë më i madhi i sojit të vet në botë.

Përpos që i ruan më shumë se dy mijë brende, ky aplikacion i lejon përdoruesit që ta shënojnë emrin e këtij brendi në aplikacion dhe t’i shohin rangimet dhe vlerësimet që iu janë bërë nga përdoruesit e mëparshëm apo ata aktualë.

Aty po ashtu jepet edhe një përmbledhje mbi etikën e markës e cila i vë në shitje produktet.

Mënyra të tjera se si ky aplikacion i rangon këto kompani është në bazë të të dhënave që i raportojnë vetë këto kompani, në baza të skemave të certifikimit si Fair Trade dhe Global Organic Textile Standard, si dhe hetimet nga organizata joqeveritare si Greenpeace.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat