Shprehitë e këqija që tregojnë se jeni të mençur: Nëse silleni kështu do të thotë që jeni inteligjentë!

Life style

Shprehitë e këqija që tregojnë se jeni të mençur: Nëse silleni kështu do të thotë që jeni inteligjentë!

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 09:28
Ilustrim

Nëse vonoheni vazhdimisht, kjo mund të pengojë gjysmën e marrëdhënieve afariste dhe personale, duke ju bërë që të dukeni i paorganizuar apo edhe më keq që nuk i respektoni të tjerët.

Sjellja e tillë në shoqëri nuk do t’u jetë e lejuar, sepse konsiderohet e pasjellshme apo e keqe për ju, mirëpo hulumtimet tregojnë që pikërisht disa nga shprehitë negative, të cilat realisht i keni, tregojnë që jeni më i mençur se të tjerët.

Ekspertët theksojnë disa nga to:

Zvarritja e obligimeve

Gjithnjë e më shumë literaturë kohëve të fundit flet për atë përse njerëzit i zvarrisin obligimet e tyre dhe si t’i ndërpresin ato. Mirëpo, profesori Adam Grant thekson që nuk do të duhej të zgjerojë koncepcionin tonë të zvarritjes dhe të përfshijë jo vetëm dembelinë, por edhe pritjen e “çastit të duhur”.

Zvarritja mund të ndihmojë zhvillimin e kreativitetit, sepse në këtë mënyrë i jepni vetes gjasën për zhvillimin e ideve të mëdha.

Vonesa

Nëse vonoheni vazhdimisht, kjo mund të pengojë marrëdhëniet tuaja afariste dhe personale, duke ju bërë që të dukeni të paorganizuar, apo edhe më keq, që nuk po i respektoni të tjerët.

Mirëpo, vonesa tregon që njerëzit të cilët vonohen janë shumë optimistë. Me fjalë të tjera, ata shpresojnë dhe presin më të mirën – gjë që, megjithatë, mund të jetë “thikë me dy tehe”.

Ankesa

Askush nuk do të jetë kolegë i cili sillet vërdallë dhe ankohet në të gjithë. Mirëpo, hulumtimet tregojnë që njerëzit të cilët u ankohen të tjerëve në të vërtetë janë më të lumtur “me vetveten”.

Përtypja e çamçakëzit

Është e paedukatë të përtypni çamçakëz në takim afarist, mirëpo kur jeni vetëm, përtypja e çamçakëzit mund të jetë kyç për produktivet dhe relaksim. Hulumtimet tregojnë që përtypja rrit humorin dhe zvogëlon nivelin e stresit.

Fantazimi

Ka mendime të ndryshme lidhur me fantazimin, mirëpo një studim tregon që nëse 12 minuta i ndani që mendimet t’ju bredhin kur punoni në ndonjë detyrë, kjo mund t’ju ndihmojë që të gjeni zgjidhje për diçka kur t’i ktheheni detyrës.

Tavolina e parregullt e punës

Sipas hulumtimeve më të reja, grumbulli i letrave dhe i gjërave mbi tavolinë tuaj të punës mund të nxisin kreativitetin dhe t’ju bëjnë më produktiv.

Ekzistojnë edhe shprehi të tjera të cilat tregojnë karakteristika interesante të personalitetit, derisa ju mendoni se çfarë punoni dhe në cilën mënyrë kjo nxit kreativitetin tuaj. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat