Çfarë thonë pozitat e gjumit me partnerin, kush dominon në lidhje?!

Life style

Çfarë thonë pozitat e gjumit me partnerin, kush dominon në lidhje?!

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 06:34
Ilustrim

Të gjithë kemi mënyrën se si flejmë dhe pozitën në të cilën ndjehemi më së miri gjatë gjumit. Mirëpo, çfarë ndodh kur e ndani krevatin me të dashurin tuaj? Disa çifte vazhdojnë me mënyrën e vjetër të gjumit, ndërsa disa të tjera i përshtaten gjumit me dikë tjetër, duke përqafuar njëri tjetrin në gjumë.

Sipas ekspertëve, mënyra se si flini tregon shumë për lidhjen tuaj. Në vijim ua paraqesim disa pozita dhe domethënien e tyre në lidhjen tuaj.

“Lugë” klasike

Shtriheni në të njëjtin krahë dhe në të njëjtën pozitë. Trupi i partnerit është tërësisht i ngjitur për trupin tuaj dhe ai ju përqafon nga pas. Kjo pozitë flet se ju jeni një çift tradicional dhe se partneri juaj dëshiron t’ju mbrojë. Në lidhjen tuaj ka siguri dhe lidhje të fuqishme seksuale.

Pozita “lugë”, femra mbrapa

Kjo është pozita e njëjtë me atë të parën, veçse në këtë pozitë partnerët ndërrojnë vendin. Kjo pozitë është shumë më e rrallë me atë të parën. Kjo pozitë tregon se ku qëndron dominimi në lidhjen tuaj. Në qoftë se femra e përqafon mashkullin, ajo është shtylla emocionale e lidhjes.

Nyjë e dashurisë

Jeni të kthyer nga njëri-tjetri dhe duart e këmbët i keni të lidhura mes vete. Kjo flet se nuk ju mungon pasioni në lidhje, jeni të lumtur dhe keni një jetë të kënaqshme seksuale. Mirëpo, kjo pozitë mund të thotë edhe se jeni shumë të varur nga njëri-tjetri.

Ylli i detit

Ju ose partneri juaj jeni të shtrirë në mes të krevatit, me këmbë e duar të zgjatura, ndërsa tjetri fle i mbledhur në fund të krevatit. Kjo flet se ai i cili është në mes të krevatit dominon në lidhje. Ai/ajo mund të jetë vetjak dhe në mënyrë të pavetëdijshme t’i injorojë nevojat e tjetrit. Ky person i bën gatisë të gjitha planet dhe vendimet në lidhje. Në qoftë se jeni në lidhje më të gjatë me një person të tillë, është e mundur që madje të ndjeheni të frustruar nga lidhja juaj.

Shpinë me shpinë

Të dy flini në fundet e krevatit, por jeni të kthyer në drejtime të kundërta, kështu që prekeni vetëm me shpinë. Kjo flet se të dy jeni persona me një karakter të fortë dhe se dëshironi të keni jetë në vete. Fakti që jeni të kthyer në anë të kundërta flet për dëshirën tuaj për të qenë të pavarur, ndërsa fakti që ende prekeni me shpinë do të thotë se jeni seksualisht të lidhur. Kjo pozitë është karakteristike për çiftet të cilët janë në lidhje së paku për 5 vite, dhe të cilat në këtë mënyrë dëshirojnë ta përkujtojnë tjetrin se ende kanë dashuri dhe pasion mes tyre.

Në anë të kundërta

Të dytë merrni nga një kënd të krevatit dhe qëndroni aty gjatë tërë natës, pa shkëmbyer asnjë kontakt fizik. Me siguri që këtë pozitë e merrni pas grindjeve mes jush dhe kjo nuk është një shenjë e mirë. Kjo pozitë reflekton tension dhe problem me të cilin të dytë frikoheni të ballafaqoheni. Në qoftë se rregullisht flini në këtë pozitë atëherë kjo do të thotë se jeni shumë të pavarur nga njëri-tjetri dhe se së shpejti mund të vazhdoni me jetën tuaj pa partnerin.

Përqafim me dorë/këmbë

Të dy flini pranë njëri-tjetrit, por njëri nga ju zgjat dorën apo këmbën për ta përqafuar tjetrin apo për të pasur kontakt. Çfarë flet kjo për lidhjen tuaj? Ju nuk  doni që dikush të marrë frymë në fytyrën tuaj, keni besim te njëri-tjetri dhe keni kuptuar se secili prej jush ka nevojë për hapësirë. Mirëpo, keni nevojë të siguroheni se ai/ajo qëndron pranë jush dhe prandaj e keni me rëndësi të mbani një kontakt, sado i vogël që është ai.

Ai në shpinë, ju të ngjitur për të

I dashuri juaj qëndron i shtrirë në shpinë, ndërsa ju qëndroni pranë të shtrirë në krahun e tij. Kjo flet se ai ka vetëbesim të madh dhe se ju ofron një siguri dhe mbrojtje. Me siguri që ai dëshiron të dominojë në lidhje. Në qoftë se ju qëndroni në krahë të kthyer kah ai, atëherë kjo flet se ju i lejoni atij t’i sjellë të shumtën e vendimeve në lidhje. Në qoftë se jeni shtrirë në gjoksin e tij, por edhe ju qëndroni të shtrirë në shpinë, kjo flet se ju dëshironi që vetë t’i merrni vendimet për jetën tuaj, por njëkohësisht e adhuroni sigurinë dhe mbrojtjen të cilën ai ua ofron.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat