Përse femrat i tradhtojnë burrat

Life style

Përse femrat i tradhtojnë burrat

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 12:28
Ilustrim

Sipas një libri të ri, thuhet se femrat të cilat i tradhtojnë burrat dhe të dashurit e bëjnë këtë nga dashuria dhe nga dëshira e madhe për t’i ruajtur martesat.

“The Secret Lives of Cheating Wives” është libri që është shkruar duke u bazuar nga intervistat me gratë tradhtare, ku autorja e këtij libri – Alicia Walker, profesoreshë – ka folur me mbi 50 femra të moshave 24 deri 65 vjet.

Përmes intervistave, Walker ka zbuluar se femrat tradhtare nuk kishin dashur ta prishin martesën.

Në vend të kësaj, ato thjesht kishin dashur më shumë seks dhe më shumë orgazma.

“Më shumë se gjysma e femrave me të cilat kam folur kanë thënë se janë në një martesë ku nuk bëjnë seks ose nuk përjetojnë orgazëm, e këtë e shohin si arsye për të tradhtuar”, ka thënë Walker.

Sipas një studimi të ri, femrat në vitet e hershme të 40’ave të tyre janë më së shumti të prira t’i tradhtojnë burrat si pasojë e një nevoje për të bërë më shumë seks dhe për të përjetuar më shumë orgazma.

Thënë më thjesht, arsyeja se përse femrat tradhtojnë – qoftë edhe në një martesë të lumtur – është për shkak se nuk i kanë nevojat fizike të përmbushura nga burri dhe seksin me dikë tjetër e shohin si mënyra e vetme për ta shpëtuar martesën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat