Jeni me pushime? Zbuloni se me cilën shenjë do filtrosh në plazh

Life style

Jeni me pushime? Zbuloni se me cilën shenjë do filtrosh në plazh

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 16:59
Ilustrim

Ndoshta jo dashuri nga ato të mëdhatë, dashuri nga ato të romaneve klasikë që kemi lexuar të gjithë në shkollë të mesme, por ndjenja të sinqerta dhe flirte që do i japin akoma dhe më shumë ngjyra verës suaj.

Dhe si gjithmonë yjet kanë bërë zgjedhjet e tyre, thjesht pranojini.

Dashi-Peshorja: Nuk është nevoja të fërkoni sytë dhe të lexoni sërish emrin e shenjës me të cilën do të flirtoni këtë verë. Është pikërisht Peshorja, një ndër shenjat më të forta të horoskopit, të cilën e keni parë gjithmonë si konkurrent të denjë, por ja që vera dhe pasioni do t’ju ngrohë zemrat.

Demi-Bricjapi: Tipari i parë që bashkon të lindurit nën shenjën e Demit me ata të Bricjapit, është padiskutim karakteri i tyre i fortë, dëshira për sukses dhe pasioni për punën. Mirëpo gjatë këtyre pushimeve do të kuptojnë që kanë edhe disa gjëra të tjera të përbashkëta, të cilat do i shijojnë pak nga pak së bashku.

Binjakët-Peshqit: Binjakët njihen për karakterin e tyre të dyjëzuar dhe të luhatur, mirëpo pasioni shkon përtej këtyre detajeve. Peshqit janë aty për ju, kështu mos u stepni në asnjë moment dhe kridhuni në krahët e dashurisë. Flirti me ta mund të përfundojë edhe në diçka tjetër.

Gaforrja-Shigjetari: Ky mund të jetë një nga kombinimet në çift më të çuditshme që mund të ofrojë stina e verës, por rregullat janë bërë për t’u thyer apo jo? Kështu që përse të mos i falni vetes disa emocione, të cilat mund të jenë edhe thjesht one night stand mes një shenjë e ndjeshme si Gaforrja dhe një shpirt aventuresk, si Shigjetari, shkruan “intv.al”.

Luani-Akrepi: Luanin e pret një verë e nxehtë, e mbushur me emocione dhe shumë njohje të reja, të cilat mund të finalizohen në diçka që zgjat edhe përtej shtatorit, transmeton lexo.al. E kur në krahun tuaj të keni një Akrep, nuk keni ç’të kërkoni tjetër. Ju presin aventura dhe shumë netë pasioni bashkë, kështu që përgatituni pasi mund të ndodhë gjithçka.

Virgjëresha-Ujori: Për një kritike dhe perfeksioniste si Virgjëresha është e çuditshme që të ndjejë diçka për një shenjë vetmitare, si Ujori, por vera është po aq ngatërrestare sa ndjenjat. E rëndësishme është të ndiheni mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat