Kryen seks para martesës, çifti goditet publikisht

Life style

Kryen seks para martesës, çifti goditet publikisht

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 00:10
Ilustrim

Një burrë dhe një grua janë fshikulluar publikisht me kamxhik në Indonezi pasi kryen marrëdhënie seksuale para se të martoheshin.

Çifti doli në mes të turmës në qytetin e Jantho para se të ulej në gjunjë për të përballuar goditjet.

Rrahja u krye pavarësisht se guvernatori Aech Irwandi Jusuf premtoi që cifti që të kryejë dënimin brenda burgjeve dhe larg nga sytë e publikut.

Jusuf tha se do të lëshonte një dekret në mënyrë që dënimi të kryhej brenda burgjeve ku publiku e mediat nuk do të lejoheshin të regjistronin imazhe dhe video. Ai shtoi se fëmijët nuk do të lejohej hyrja e fëmijëve për të parë gjithë ngjarjen.

Rrahjet me kamxhik xhiroheshin dhe publikoheshin në rrjete sociale, gjë që është kritikuar rëndë. Erëin Desman, kreu i zyrës së prokurorëve të Banda Aceh, tha se nuk kishte marrë asnjë dokument që urdhëronte se cështja duhej bërë në privatësi.

“Ka të mirat dhe të këqijat për këtë në shoqëri. Pra, ne sugjerojmë që të ulemi përsëri me guvernatorin (për të diskutuar këtë), “u tha ai gazetarëve, duke shtuar se rrahjet me kamxhik do të vazhdojnë të bëhen në publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat