Disa shenja që tregojnë se jeni dashuruar tek ajo - Bota Sot
Disa shenja që tregojnë se jeni dashuruar tek ajo

Life style

E martë, 21 gusht 2018

Disa shenja që tregojnë se jeni dashuruar tek ajo

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 07:34
Ilustrim

Veç më një kohë të gjatë ndjeni diçka të veçantë për një person, ju kanë kapluar disa ndjenja të reja… dëshironi të jeni në prani të saj, shokët u thonë se po ndryshoni. Atëherë, ju urojmë çdo të mirë në dashurinë tuaj të re  [????]

Ja disa simptoma që tregojnë se jeni dashuruar:

1. E keni harruar ish-të dashurën. Keni pasur një lidhje të gjatë e cila  përfundoi jo edhe aq mirë. Keni qenë të lënduar dhe disa herë jeni pyetur se ku keni gabuar. Por, pas takimit tuaj me  vajzën e re, keni harruar të gjitha këto. 

2. Nuk mund të ndaleni së menduari për të. Gjatë tërë kohës ajo është në mendimet e juaja, ëndërroni për të dhe dëshironi ta keni pranë çdo moment. Kjo është një shenjë e sigurt se po dashuroheni.

3. Nuk ju pengojnë shprehitë e saj të çuditshme. Kur ajo han, shpërndan tërë perimet , në çantë çdoherë mban ombrellë për çdo rast, ndonjëherë sillet si fëmijë, por juve nuk ju pengon.

4. Kujdeseni për të. Çdoherë kujdeseni për nevojat dhe dëshirat e saj, është e rëndësishme për ju se çfarë i pengon asaj. Dëshironi ta shihni të buzëqeshur dhe të lumtur. Jeni dashuruar!

5. Ndjeni një kimi të veçantë mes jush. Kur jeni në prani të saj ju shkëlqeni nga lumturia dhe rrëqetheni kur ajo ju prek. Jeni në rrugë të sigurt për t’u dashuruar. 

6. Nuk i vëreni femrat tjera. Prej kur ajo është në jetën tuaj, pothuajse nuk i vëreni vajzat tjera rreth jush. Kjo vajzë e merr tërë vëmendjen tuaj!

7. Dëshironi që tërë kohën ta kaloni me të. Për ju, nuk ka asgjë më të mirë se sa të kaloni kohë me të. 

8. Kur mendoni për  të ardhmen, ajo gjithnjë është pjesë e saj. Çdokush mendon për të ardhmen, bën plane të ndryshme, organizon aktivitete… Por, pa e vërejtur, ajo çdoherë është pjesë  e  këtyre ngjarjeve. Thjeshtë, nuk mund ta paramendoni të ardhmen pa të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test