Çfarë bëjnë njerëzit me fotot nudo të ish-të dashurve të tyre - Bota Sot
Çfarë bëjnë njerëzit me fotot nudo të ish-të dashurve të tyre

Life style

E mërkurë, 22 gusht 2018

Çfarë bëjnë njerëzit me fotot nudo të ish-të dashurve të tyre

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 11:32
Ilustrim

Duke qenë se jemi në vitin 2018 është e pamundur që pjesë e përditshmërisë tonë të mos jetë teknologjia, dhe këtu nuk e kemi fjalën vetëm për sms nëpër telefona, por për foto, dhe nga ato jo shumë të zakonshme, foto nudo.

Me siguri keni dërguar ndonjë foto të tillë edhe juve të dashurit tuaj, pasi mendon se është një foto e bukur apo joshëse, pse jo nëse të pasmet tuaja janë të tilla.

E thënë thjesht fare: Me shumë mundësi keni dërguar e marrë foto nudo, por çfarë ndodh kur lidhja nuk ekziston më? Në të shumtën e rasteve fotot nudo nuk është se janë të dëmshme, ama ato ruhen edhe në Icloud dhe një zot e di se ku mund të përfundojnë. Pra si duhet të veproni me fotot nudo që keni marrë apo dërguar në mirëbesim? A duhet të fshihen menjëherë? Apo mos vallë ruhen në një folder sekret në desktopin tuaj? Po nëse ktheheni përsëri bashkë?

Këto janë llojet e protestave të shekullit të 21-të që përballen me të dhënat dixhitale.

A marrin dhe dërgojnë foto nudo burrat edhe gratë?

Përmbajtja në 2018 ndahet gjerësisht. Devon 26 vjeç tregon se ajo dërgon ose merr foto nudo vetëm kur e ka seriozisht. Kathleen 30 nga ana tjetër i pëlqen të dërgojë foto fillimisht por pas ca kohësh nuk i pëlqen më. Ajo thotë se videoja nudo e çon seksualitetin në nivelin tjetër dhe është më intime, ndryshe nga fotoja që mund të duket e organizuar apo modifikuar.

A ekziston akoma taboo-ja e fotove nudo?

Të paktën për të rinjtë Amerikanë dërgimi i fotove nudo është një gjë krejt normale. Dërgimi i fotove nudo nuk është më një taboo, por diçka normale midis një çifti të lidhur. “Nga eksperienca ime, gratë janë të parat që dërgojnë foto nudo”, shpjegon Joe një investues. “Konsiderohet seksi dhe nuk është një njollë apo taboo”. Ama ai pranoi, fotot nudo të burrave nuk janë aq seksi sa ato të grave.

Çfarë bën me fotot nudo të lidhjeve të mëparshme?

Gratë i fshijnë fotot nudo të ish-partnerëve ama Joe nuk e bën këtë. Ai i fshin fotot e ish-të dashurave të tij, sidomos nëse janë ndarë keq, ama ruan ato ‘të bukurat’ në një folder.

Po nëse partneri aktual ka një foto nudo të ishit, çfarë do të bënit…?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test