Arsyet pse femrat mund të kenë dhimbje gjatë seksit

Life style

Arsyet pse femrat mund të kenë dhimbje gjatë seksit

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 19:09
Foto ilustrim

Jeni të dy të gatshëm por pastaj ndjeni një dhembje të tmerrshme, skuqje të lëkurës përcëlluese?!  “Dhimbja gjatë seksit është një nga gjërat më të zakonshme që pacientët pyesin, por që në shumicën e kohës shkaktohet nga diçka e përkohshme që mund të trajtohet”, thekson Alyssa Dweck. Lexoni listën e mëposhtme të simptomeve që mund të ndjeni seks të dhimbshëm.

Pjesa e jashtme e vaginës është e irrituar 

Shkak i mundshëm: produkte personale kozmetike. Nëse buzët e vaginës suaj janë të irrituar apo djegin shumë, atëherë fajësoni preparatet e kujdesit personal që bien në kontakt me zonën e vaginës – të tilla si sapuni, shampo për trup, vajrat për masazh apo edhe letrat higjienike. Ngjyrat, parfumet dhe additive tjerë mund të shkaktojnë vaginitis, apo inflamacione të lëkurës përreth vaginës, thekson Dr. Dweck.

Rikthimi në gjendje normale: lëreni të pushojë lëkura për dy ditë pa e lyer me asgjë deri sa irritimi të largohet. Locionet vetëm sa mund ta përkeqësojnë inflamacionin.

Nëse djeg apo dhemb mund të jetë infeskion

Shkak i mundshëm: një infeksion. Rrjedhja mund të jetë infeksioni që e shkakton dhimbjen. Nëse rrjedhja është me ngjyrë të bardhë, e trashë dhe me dhimbje, ka gjasa të jetë infeksion i Kandidës, rrjedhje që deponohet në vaginë, thotë Dr. Dweck.

Mundësi tjetër: vaginozë bakteriale, që shkon pak në ngjyrë gri, është më e hollë dhe ka aromën e peshkut. Pasatj ka prej sëmundjeve seksuale të tilla si klamidia të cilat shkaktojnë dhimbje.

Rikthimi në gjendje normale: këshillohuni me mjekun tuaj nëpër kontrolle. Edhe pse kremëra të ndryshme mund të shërojnë infeksionet fungale, është më mirë të merrni një trajtim pak më serioz.

Vagina juaj është e mbyllur

Shkak i mundshëm: vaginismus. Nëse përveç dhimbjes, vagina juaj është shtrënguar dhe ngushtuar aq shumë, kjo mund të sinjalizojë gjendjen e njohur si vaginismus, thekson Rachel Dardik, professor në obstetrikë dhe gjinekologji. Kjo karakterizohet me kontraksione të dhimbshme, tkurrje të pavullnetshme të muskujve vaginale.

Rikthimi në gjendje normale: pyetni mjekun tuaj në mënyrë specifike për vaginismus, përndryshe ajo do t’’u kaplojë si stresi dhe ankthi. Kjo është e shërueshme, thekson Dr. Dardik dhe se mund ti mësojnë femrat të bëjnë ushtrime të caktuara për relaksim të muskujve të legenit.

Vagina juaj ndjehet e thatë

Shkaqet e mundshme: stresi ose hormonet. Thatësira e vaginës është një nga shkaqet më të zakonshme që femrat mund të ndjejnë gjatë seksit. Shumë gjëra mund ta shkaktojnë atë si stresi, ankthi apo marrja e medikamenteve si antihistamine që e thajnë mukozën e membranes. Gjithashtu mund të jetë edhe si rezultat i rënies normale të estrogjenit pas lindjes, gjatë ushqyerjes me gji ose nëse jeni në menopauzë.

Dhembje anësore 

Shkak i mundshëm: cistat ovariane. Dhimbjet mund të jenë mjaft të rënda për shkak të cistave ovariane. Nuk është e pazakontë të keni ciste të lëngshme të mbushura në vezore, dhe nëse preken aksdientalisht këto si penetrimi, mund të shkaktojnë dhimbje, thekson Dr. Dardik.

Rikthimi në normale: nëse ndjeni dhimbje gjatë penetrimit duhet ta informoni mjekun tuaj, veçanërisht nëse jeni në post-menopauzë, ku cistat mund të paraqesin diçka serioze. Femrat e reja nuk duhet të shqetësohen. Shumica e cistave janë beninje dhe ciklike dhe kanë tendencë të zhduken vetvetiu.

Gjatë seksit, partneri juaj prek diçka si gungë brenda jush

Shkak i mundshëm: fibroide. Cistet ovariane nuk janë të vetmet që partneri juaj mund të ndeshet gjatë penetrimit. Një dhembje shumë e madhe në vaginë mund të jetë si rezultat i rritjes së një fibrome në miter. Sipas një studimi u gjet se femrat me fibroma kishin gjasa të përjetojnë më shumë dhimbje gjatë seksit se sa ato pa. Shenja tjera të fibroideve përfshijnë gjakderdhje në mes të ciklit, perioda të rënda dhe fryerje në abdomen.

Penetrimi i thellë dhemb shumë

Shkak i mundshëm: miter e mbledhur. Nëse përjetoni dhimbje vetëm kur partneri ju penetron thellë, mund të keni miter të mbledhur. Zakonisht mitra është e pozicionuar drejtë, por tek disa femra ndodhë që ajo të jetë e mbledhur prapa legenit dhe kjo rrit shanset për dhimbje gjatë seksit. Është diçka e çuditshme por që nuk ndikon në shtatzëni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat