Romantika është impuls, jo emocion

Life style

Romantika është impuls, jo emocion

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 20:50
Foto ilustrim

Kjo është ajo pjesë e trurit e cila është aktive kur kërkoni çokollatën, kur dëshironi të arrini avancim në punë. Kjo është punë truri.

Dashuria ROMANTIKE nuk është emocion, thotë antropologia Helen Fisher. Teoria e saj është që pas këtij kuptimi fshihet gjakimi i fuqishëm që të jesh me një person.

– Është mirë të shkoni në krevat me të, mirëpo gjithashtu dëshironi që t’ju thërrasë në telefon, të dilni në takime, të shëtisni, t’ju thotë që ju dashuron – thotë Helen.

Karakteristikë tjetër themelore e dashurisë romantike është motivacioni.

Helen Fisher thotë që kjo ndodh sepse motori në tru ndizet dhe ne atëherë e dëshirojnë personin e caktuar.

– Dhe në fund, ky është një opsesion. Para se i skanoja njerëzit, u bëja pyetja të ndryshme. Mirëpo më me rëndësi gjithmonë ishte e njëjta: “Sa herë në ditë mendoni për atë person?” Dhe të gjithë do thoshin: “Tërë ditën. Tërë natën. Nuk pushoj së menduari për të”.

Helen konkludon që dashuria e tillë nuk është asgjë tjetër pos impuls.

– Kjo është ajo pjesë e trurit e cila është aktive kur kërkoni çokollatën, kur dëshironi të avanconi në punë. Kjo është punë truri. Kjo është impuls – thotë antropologia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat