Tre mënyra si t’i pastroni buzët e errëta nga cigarja

Life style

Tre mënyra si t’i pastroni buzët e errëta nga cigarja

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

Të gjithë e dimë se cigarja është faktori kryesor i problemeve shëndetësore tek njeriu. Përveç stresit dhe problemeve në organizëm , cigarja është e njohur si shkaktari kryesor për buzët me ngjyrë më të errët.

Nëse ju shqetëson ky problem dhe nuk mund ta lini duhanin, ekzistojnë pesë mënyra për t’i pastruar ato.

Larja e buzëve me brushë të dhëmbëve

Është mënyra më e thjeshtë dhe efikase që ndihmon shumë shpejtë në zgjidhjen e këtij problemi. E gjitha çka duhet të bëni është të vendosni pak xhelatinë në buzë dhe t’i fërkoni me brushë.

Sheqeri dhe limoni

Një tjetër mënyrë është edhe aplikimi i një luge sheqeri dhe disa pikave të limonit në buzë, pastaj duhet t’i masazhoni ato me atë përzierje për pak minuta.

Lëngu i shegës

Përfitime pozitive për zbardhjen e buzëve kemi edhe nga lëngu i shegës. Mjafton shtrydhja e një luge nga shega dhe aplikimi i lëngut në buzë të lihet për një ore, kjo gjithashtu u jep edhe një shkëlqim buzëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat