9 gjëra që vetëm njerëzit që jetojnë larg familjeve të tyre mund t’i kuptojnë

Life style

9 gjëra që vetëm njerëzit që jetojnë larg familjeve të tyre mund t’i kuptojnë

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 17:01
Ilustrim

Ka shumë gjëra si rezultat i të cilave njerëzit ndahen nga familjet e tyre…

Ndonjëherë arsyeja mund të jetë puna, arsimimi, e ndonjëherë edhe dëshira për të udhëtuar. Kur ju jeni larg nga shtëpia, mënyra juaj e të parit botën ndryshon në mënyrë drastike.

Sigurisht nganjëherë ndjeheni të vetmuar, si dhe do të ketë raste kur ju duhet ta rishikoni kuptimin e fjalës “familje”. Megjithatë, nuk ka rëndësi se ku shkoni, lëreni mendimin ngushëllues se shpirti i familjes suaj do të jetë gjithmonë pranë jush. Kjo do të ju ndihmojë me të vërtetë të kuptoni disa gjëra në lidhje me familjen tuaj, madje edhe kur jetoni larg saj.

1. Filloni të mendoni sipas mendjes suaj

Familja është sikur një shtyllë: ato ju ofrojnë mbështetje emocionale dhe shpirtërore, gjë që ju nevoitet më së shumti. Por, kur ju e leni këtë mbështetje, veçmë filloni t’i shihni gjërat nga këndvështrimi juaj dhe filloni të kujdeseni vetëm për veten tuaj.

2. Ndjeheni e shkëputur nga ndodhitë familjare

Pavarsisht nëse bëhet fjalë për ditëlindje apo përvjetore, dalëngadalë filloni të harroni për të festuar ngjarjet më të rëndësishme në familjen tuaj. Ndoshta do t’ia uroni nënës ditëlindjen përmes Facebook-ut apo Skype-it, por nuk e keni atë gëzimin që e kujtoni kohë më parë të mbledhur bashkarisht.

3. Ju shfrytëzoni pushimin tuaj për ta vizituar familjen

Përderisa të tjerët i shohin pushimet si një kohë ku ata mund të pushojnë larg familjes, ju e shfrytëzoni atë për të vizituar familjarët. Gjithmonë ju duken këto pushime si të papërfunduara, sepse ju kurrë nuk keni kohë të mjaftueshme për të pushuar.

4. Mund të adaptoheni edhepse jeni larg familjes suaj

Keni arritur të përshtateni në ambientin e ri dhe ndjeheni shumë mirë për këtë. Ju ndjeheni si person i pavarur edhe pa qenë nevoja e mbështetjes së vazhdueshme të familjes. Jeni të pavarur, të fortë dhe të guximshëm, pa marrë parasysh se ku ju sfidon jeta.

5. Ndonjëherë ju merr malli për atdheun

Nostalgji apër atdheun ka kuptim të ndryshëm për secilin person, por shumica mendojnë se shtëpia është vendi ku mbizotëron familja. Ju mungon ushqimi, e qeshura si dhe atmosfera e dëshiruar familjare. Ndonjëherë këtë luftë të nostalgjisë e përjetoni si një lloj sacrifice nga ana juaj.

6. E kuptoni dhe vlerësoni domethënien e fjalës “familje”

Përgjatë rrugë suaj e keni kuptuar se çfarë do të thotë realisht familja. Ju mungon dashuria dhe mbështetja që keni pasur gjatë kohës kur keni qenë me ta. Gëzoheni nga kujtimet e kaluara së bashku. Kur takoni dikë që ju ngjan si ndonjë anëtar i familjes, automatikisht keni pëlqim ndaj tij/saj.

7. Ndonjëherë dyshoni a e keni bërë vallë vendimin e duhur

Ndonjëherë mendoni rreth jetës suaj dhe pyesni veten se a e keni bërë vendimin e duhur pse jeni larguar kaq larg nga familja. E dini se kjo është një fazë e re në jetën tuaj dhe ju duhet kohë deri sa të mësoheni me vetminë dhe si të menaxhoni vetvetiu problemet tuaja.

8. Filloni të bëni dallimin me njerëzve dhe vendeve

Është e qartë se ndihma bëhet nga njerëzit, konkretisht familja, dhe jo vendet. Tentoni të qëndroni në kontakt me tad he të flisni sa më shpesh që është e mundur. Në të vërtetë, vend ii lindjes nuk nënkupton aq shumë rëndësi sa koha e kaluar me familjen.

9. Marrëdhënia juaj me familjen vazhdimisht evoluon

Nëse do kishit qëndruar me familjen tuaj, marrëdhënia juaj kurrë nuk do të ishte zhvilluar në këtë mënyrë. Kur ju ndaheni nga anëtarët e familjes, marrëdhënia juaj me to merr formë krejtsisht të re. kjo ndikon që prindërit mos të ju shohin më si fëmijë, por të fillojnë t’ju trajtojnë si person i pjekur dhe serioz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat