Mënyra e përqafimit tregon gjithçka rreth jush: Dashuroni apo jo!?

Life style

Mënyra e përqafimit tregon gjithçka rreth jush: Dashuroni apo jo!?

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 19:48
Ilustrim

Kushtoni rëndësi mënyrës se si përqafoheni me partnerin ngase kjo gjë do zbulojë shumëçka për ju, pasiqë përqafimi e zbulon kuptimin e thellë dhe karakterin e një lidhjeje.

Të gjithë e dinë se sa është me rëndësi kontakti fizik, fillimisht me prindërit, me miqtë, e në fund me personin e dashur, fëmijët.

Studimi i psikologes karen Greven ka treguar se përqafimi e ul numrin e rrahjeve të zemrës dhe tensionin e gjakut kur jemi nën stres. Ekzistojnë shumë lloje të përqafimit, ndërsa kur bëhet fjalë për lidhje ekzistojnë 11 lloje të tij, e që zbulojnë shumë gjëra për lidhjen tuaj.

1. Përqafimi mbrojtës

Kjo mënyrë e përqafimit tregon rëndësinë e ndjenjës së sigurisë në lidhje për partnerin. Partneri që qëndron pas shpine dhe ju përqafon, e merr rolin e mbrojtjes suaj, mashkulli në këtë rast dëshiron të bëhet mbështetje për femrën që e përqafon. Lidhja e tillë tregon se partnerët kujdesen për njëri tjetrin dhe kanë besim të madh.

2. Me duar në shpinë

Pëllëmbët e duarve të partnerit në shpinën e njëri-tjetrit tregon se sa kujdeseni për të, se jeni mbështetje dhe ngushëllim për njëri-tjetrin. Lidhjet e tilla janë të hapura por edhe të brishta pasiqë shpina konsiderohet pjesë tejet e pambrojtur e trupit.

3. Rrahje në shpinë

Rrahja në shpinë e partnerit gjatë përqafimit tregon miqësi dhe ndjesi të komoditetit, mirëpo në lidhje të tillë nuk ka shumë intimitet, afërsi dhe romantikë. Partneri që e bën një gjë të tillë kosnideron gjysmën tjetër të jetë e shoqërueshme, mirëpo më tepër si shok sesa si të dashur. Ndoshta as vetë nuk është e vetëdijshme për një gjë të tillë.

4. Kërcim i lehtë

Kjo gjë ndodh në nëj lidhje tejet romantike, ndërsa përqafimi ndodh lehtësisht, duke u luhatur me njëri-tjetrin sikurse në një kërcim romantik. Fytyrat janë tejet afër, duart e mashkullit janë në belin e femrës ndërsa ajo i ka duart në supet e tij. Këto përqafime ndodhin kur çiftet janë në fillim të lidhjes, ku ka romantikë, mirëpo nëse ekzistojnë edhe pas disa viteve në lidhje kjo nënkupton se romantika tek ju është në nivel të lartë.

5. Përqafimi anash

Çiftet që përqafohen kështu janë partnerë dhe mbështetje e njëri-tjetrit, mirëpo janë larguar nga romantika dhe janë shëndrruar në “miq shumë të mirë”. Janë të lidhur fizikisht dhe psiqikisht dhe janë mbështetje e vërtetë për partnerin.

6. Përqafim në lak

Është një përqafim i fortë që mund edhe t`ju dhëmb, tregon frikën nga humbja e partnerit gjegjësisht braktisjen. Çifti në këtë përqafim është i shtrënguar me njër-tjetrin me krahët e ndërthurur me çka mund të ngelen edhe pa frymë nga shtrëngimi. Në këtë lidhje ekziston dashuri e thellë dhe e sinqertë ndërsa partnerët nuk dëshirojnë të qëndrojnë të ndarë.

7. Fluturimthi

Kjo lidhje pëlcet nga pasioni dhe epshi, njëri partner derisa është ulur e përqafon me këmbë tjetrin që është duke e mbajtur në këmbë dhe krijohet ndjesia se njëri është duke fluturuar. Kjo nënkupton epshin e madh për njëri-tjetrin dhe dëshirën e vazhdueshme për seks. Partnerët në këtë lidhje nuk munden të ndahen e të mos zhvishen menjëherë pasiqë të shikojnë njëri-tjetrin.

8. Ura e Londrës

Partnerët në këtë përqafim ndoshta edhe nuk jaë dashur të përfundojnë së bashku pasiqë tregojnë dëshirën për distancë nga njëri-tjetri. Ata gjatë përqafimit afrohen me pjesën e sipërme të trupit mirëpo këmbët u janë të larguara. Lidhja e tyre është sipërfaqësore dhe përplot me mospajtime, mirëpo emocionet më të thella që i ndjejnë janë të nejjta sikurse ndjehen ndaj miqve të tjerë.

9. Me shikim në sy

Shpirtërat e tyre janë thjeshtë të lidhura, ata përqafohen dhe njëkohësisht shikohen në sy, sikur të depërtojnë thellë në shpirtin e tjetrit. Kuptohen mes veti dhe ndjenjat i kanë të thella. Lidhja në të cilën partneri përqafohet kështu është përplot me dashuri.

10. Flutura e arrnuar

Këtu bëhet fjalë për një lidhje të njëanshme, ku vetëm partneri që përqafon kujdeset për lidhjen ndërsa tjerit nuk i bëhet vonë. Kjo lidhje nuk është e lumtur dhe nuk do të përmirësohet kurrë, është mundim për të dy që të vazhdohet kështu andaj është më mirë të ndërpritet në kohë.

11. Xhepçiu

Lidhja në të cilën njëri partner apo të dy i mbajnë duart në xhepat e tjetrit gjatë përqafimit, është lidhje e thjeshtë dhe e relaksuar. Ata janë rehat me njëri-tjetrin dhe nuk kanë nevojë të mundohen shumë që lidhja e tyre të ketë sukses. Ata kënaqen me kohën bashkë, madje ka momente kur nuk flasin asgjë dhe rrinë në qetësi, duke u kënaqur që kanë gjetur dashurinë e vërtetë. Ata janë të përsosur për njëri-tjetrin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat