Gazeta Reading Eagle në vitin 1933, ka publikuar rezultate nga hulumtimi i Universitetit të Çikagos, ku nga të anketuarit është kërkuar të tregojnë se çfarë është lumturia bashkëshortore. Çfarë mendoni, a thua këto këshilla ekzistojnë dhe se mund të ndryshojnë?
1-Sa më shumë vardiset, aq më e lumtur është martesa
Më herët nuk ka pasur mundësi të njoftoni mashkullin e ëndrrave tuaja dhe të martoheni me të duke menduar shumë. Djemtë e kanë pasur patjetër të orvaten rreth të dashurës, të shkruajnë letra, tu dërgojnë letra, ndërsa nëse kanë menduar të martohen me të, e kanë pasur patjetër dorën ta kërkojnë nga babi i saj. Martesa atëherë ka qenë vardisje kualitative, ndërsa sot një gjë që shumica e burrave dhe(grave) i ikin.
2-Gjithcka që është me pak se një vit e zvogëlon fatin e martesës
Lidhja që është më e shkurtë se një vit e zvogëlon mundësinë e fatit të martesës. Me këtë pajtohemi. Kërcimi i shpejtë në martesë jep mundësi për dëshpërim të madh. Gjithsesi duhet të mësoni disa gjëra për personin me të cilin do të lidheni deri në fund të jetës.
3-Këshilla e babit vlera ari
Baballarët e din më së miri, të paktën kur është në pyetje përzgjedhja e partnerit. Ka diçka në këtë këshillë – kur do ta zgjidhni partnerin më dëshirë të babit, do të zvogëlohej numri i grave të cilat do të ishin martuar me burra të këqij. Gjithsesi, na pëlqen liria e përzgjedhjes që e kemi sot.
4-Mos e dëgjoni mamanë
Këshillat që ua jep nëna nuk garantojnë martesë të lumtur, të paktën nëse i besojmë statistikës së vitit 1933. Për fat të mirë kohërat kanë ndryshuar, sot nënat japin këshilla më të mira për martesë.