Bërtitni sa më fort që të mundeni

Life style

Bërtitni sa më fort që të mundeni

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 07:22
Ilustrim

Keni pasur ditë të vështirë. Të gjithë janë ngritur vonë, e, juve, u është dashur të nguteni për t'i çuar fëmijët në shkollë, pastaj jeni vonuar në punë dhe keni kuptuar se e keni harruar dosjen e rëndësishme në shtëpi, pastaj u është prishur automati i kafes, pastaj ju ka thirrur vajza që jua ruan fëmijët dhe ju ka thënë se këtë mbrëmje nuk mund të vijë, pastaj...

Pa marrë parasysh se çfarë vargu i ngjarjeve ose se cilët njerëz janë kurdis për t’ ua nxirë jetën, si do të silleni në situatën e dhënë?

Të gjithë e dimë se çfarë ndjenje është të jesh i tensionuar, e kur ndjehemi kështu, me siguri nuk jemi bash tepër racional. Tensioni pashmangshëm sjell eksplodimin, shpesh herë eksplodimin e pavend.

Personi në të cilin zbrazeni zakonisht nuk ka të bëj fare me imtësitë e stresit që jua kanë krijuar vullkanin e tërbimit.

Para se të arrini të pika e eksplodimit, zbatoni këtë taktikë:

Kërkojeni një kënd të qetë dhe të veçuar. Hapni gojën sa më fortë dhe shtrëngoni muskujt e fytyrës, të qafës dhe të kokës. Ndoshta edhe në pjesët e tjera të trupit do të ndjeni tension bukur të fort. Atëherë shtrëngoni shpullat, bini ajrit dhe bërtitni … pa zë.

Pastaj lirohu plotësisht dhe përsëritni procedurën. Bëni kështu gjithnjë derisa ta ndjeni vetën mirë. Ndoshta do t’u shti edhe të qeshni! E qeshura iu bën edhe më mirë!

Lirohuni nga stresi sa më shpejt që të mundeni. Stresi pakëson aftësinë tuaj të ndërmarrjes se kontrollit mbi jetën tënd dhe dobëson vetëbesimin tuaj. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat