Si ta organizoni jetën brenda një jave?

Life style

Si ta organizoni jetën brenda një jave?

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 06:13
Foto ilustrim

Ndodh shumë herë që të  keni një javë të komplikuar dhe me probleme të një pas njëshme.  E kjo shumë herë ndoshta ju acaron dhe ju bënë të humbini kontrollin e jetës brenda një periudhe.

Ka disa mënyra se si të zgjidhen këto probleme:

Flini mjaftueshëm.

Gjumi radhitet si njëri nga faktorët e parë dhe më kryesor për të pasur një javë të organizuar.  Flini me orar të njëjtë gjatë tërë javës. Para se të flini largoni telefonin tuaj dhe fikni televizionin, në mënyrë që të mos zgjoheni gjatë natës disa herë.

Ritualet e mëngjesit

Çdo mëngjes sa zgjoheni bëni disa rituale tuajat, me këto dita juaj do të jetë efektive.  Jepni kohë vetes suaj sot ë zgjoheni, para se të dilni nga shtëpia bëni gjërat që ju lumturojnë ose kushtoni kohë më shumë pamjes suaj ose dëgjoni ndonjë këngë edhe gjatë rrugës.

Krijoni një listë me gjëra.

Nëse i harroni gjërat dhe keni shumë angazhime brenda ditës.  Merrni një bllok dhe shënoni të gjitha obligimet dhe angazhimet e juaja. Nëse keni për të blerë ushqime apo për të shkuar tek ndonjë mik pas punës merreni dhe shtojani listës suaj.

Organizoni hapësirën tuaj duke i dhënë gjithçka shtëpisë.

Nuk mundeni të organizoni jetën tuaj pa organizuar hapësirën tuaj. Bëjuni vend të gjitha gjerave. Duke filluar nga rrobat e deri tek enët e juaja. Me këto organizime ju do e keni shumë më të lehtë jetën tuaj.

Bëni një orar të ditëve të javës.

Nata e së dielës duhet të jetë një netët më produktive të javës.  Ju duhet që të këtë natë të ndani përgjegjësit e javës. Duke menduar se çfarë do të bëni gjatë ditëve të punës, e çfarë do të bëni në vikend.

Largoni gjërat e panevojshme.

Nëse jeni të vendosur që brenda një jave të ndryshoni jetën tuaj në të mirë, atëherë duhet goxha sakrificë.

Filloni t’i largoni gjërat e panevojshme që ju shkaktojnë rrëmujë duke larguar rrobat e juaja, zbukurime, mobilje çdo gjë qe e konsideroni ju të nevojshme të largohet. Ju do të ndjeheni më mirë nëse ato gjëra i dhuroni si donacion për dikë në nevojë.

Ndalojini blerjet e tepërta.

Nuk duhet të futni në shtëpi më shumë gjera se sa që largoni.  Mundohuni të blini vetëm gjërat që keni nevojë.

Përfitoni nga alarmi i telefonit tuaj.

Mundohuni që të lini alarm në telefonin tuaj për të gjitha aktivitete e juaja të ditës. Pasi me këtë mënyrë, ju do të dini se çka keni në listën tuaj të ditës.

Mos u frikësoni të thoni jo.

Të gjithë ata persona apo gjëra që ju lëndojnë, merrni guximin që deri tani nuk e keni pasur. Duke ju thënë një jo. Nëse ju ndjeheni më mirë dhe më të lumtur veproni si doni ju.

Kthejeni motivimin në rutinë.

Përfundimisht, propozimi ynë i fundit për të organizuar jetën tuaj në një javë është që të mos mbështetemi në motivimin e tepërt. Motivimi dhe vetëdisiplina nuk janë të mjaftueshme për të mbajtur veten në rrugën e duhur, veçanërisht kur përpiqesh të organizosh jetën tënde në një javë të vetme. Në vend të kësaj, duhet të mbështeteni në përfshirjen e zakoneve në jetën tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat