Nëse doni të merrni një ten të bukur, nuk është e mjaftueshme vetëm t’i ekspozoheni diellit.
Ekspertët rekomandojnë që gjatë verës të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime. Karota dhe domatet janë në krye të ushqimeve të dëshirueshme, por edhe pjeshka.
Kjo frutë është një minierë beta-carotene, ose provitaminës A, e cila përmban rreth 0.5 miligram. Ajo po ashtu ndikon që të keni një lërkurë të bukur dhe të pastër.
Pjeshka është e pasur me vitamina të grupit B - folicin dhe niacin, vitamina C dhe E, si dhe biotinë. Këta janë të gjithë faktorët që rekomandohen si ushqim i pashmangshëm në det, pishinë dhe lumë.
Ajo gjithashtu përmban acide frutash, proteina, niseshte, përbërës minerale, dhe është shumë e shijshme dhe e lëngshme.