Të gjithë urojnë “në dasëm”, e megjithatë studimet më të fundit amerikane dëshmojnë që beqarët, si burra ashtu dhe gra, janë më të lumtur sesa të martuarit, të paktën, sa u përket njerëzve inteligjentë dhe pikërisht këta të fundit janë beqarë me shumicë. Jemi shumë larg asaj tablosë së garës mes atyre që janë të lirë dhe ata që janë të zënë, garë në të cilët në parët shihen si vajzat e suksesshme të “Sex and the city” nëse gjithçka shkon mirë apo si femra të dëshpëruara në kërkim të një burri nëse gjërat nuk duken dhe aq mirë.
E vërteta është se në vitin 2016 gratë e “vetme” janë të kënaqura me stilin e tyre të jetës, me punën që kanë zgjedhur dhe kanë ndonjë problem të vogël për të braktisur atunominë e tyre, ja se përse standartet e të fejuarve të mundshëm i ngrenë në mënyrë të frikshme. Në fund të fundit për të hequr dorë nga jeta që ke, ose për ta ndarë me dike, do duhet të zgjedhësh një njeri të veçantë, apo një princ të vërettë. Deri atëherë, njerëizt inteligjentë shijojnë lirinë dhe kënaqësinë që jaënnë gjendje ta paguajnë me të ardhurat e zotësisë së tyre. Pjsa tjetër janë vetëm ‘të mbajtur’ nga të tjerët dhe përditshmëria e tyre nuk ka fare të bëjë me lumturinë!