Për shkak të menstruacioneve i dëbojnë gratë prej shtëpie

Life style

Për shkak të menstruacioneve i dëbojnë gratë prej shtëpie

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 23:56
Tradita e chhaupadit do të jetë veçanërisht e vështirë për t'u çrrënjosur, pasi njerëzit besojnë se një aksident i madh do të ndodhë nëse ata flenë në të njëjtën dhomë me ndonjë grua të papastër.

Chhaupadi – tradita mijëvjeçare në Nepal merr çdo vit më shumë jetë - kryesisht femra.

Kuptimi i vërtetë i fjalës chhaupadi është 'ai që prodhon papastërti', që sipas besimit lokal, janë gratë në ditët kur kanë një periudhë. Gjatë asaj kohe ato duhet të flenë jashtë shtëpive të tyre, në shtëpitë e improvizuara miniaturë, ku shpesh vdesin nga të ftohtit ose sulmi i kafshëve të egra.

Ky ishte gjithashtu rasti me Bayak, e cila vdiq pikërisht pasi kishte rënë në gjumë me zjarrin e ndezur që dogji vendqëndrimin e saj.

Në Nepali, thellë nën Himalaja, gratë në kohën e ciklit menstrual konsiderohen të ndotura dhe madje helmuese. Disa nga shtëpitë ku ato qëndrojnë për disa ditë në muaj, nuk janë më të mëdha se ormani dhe janë të ndërtuara kryesisht nga balta dhe kashta.

Në qershor, një tjetër grua e re u gjet e vdekur pasi u kafshua nga një helm gjarpërues. Familja e saj u përpoq ta fshehte vdekjen e saj dhe ta varroste para se të mbërrinte policia, por pasi që trupi u ekzaminua, hetuesit kuptuan se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë.

Qeveria e vendit ka filluar të ndëshkojë këto zakone kohët e fundit dhe dënimet me burg zgjasin deri në tre muaj. Megjithatë, duke pasur parasysh traditën e rrënjosur thellë, do të jetë e vështirë të hiqet ky lloj zakoni, pavarësisht nga ndëshkimet, për të ndryshuar ndonjë gjë më seriozisht.

Shumë gra vazhdojnë vullnetarisht të qëndrojnë të izoluara për shkak të presionit të mjedisit, dhe për shkak të ndjenjës së fajit, ndërsa qindra të tjera shfrytëzojnë situatën e re dhe qëndrojnë në shtëpi, shkruan New York Times.

Në Nepal, gratë jetojnë jashtëzakonisht në kushte të pamundura dhe trajtohen vetëm si fuqi e dobishme pune. Shumë prej tyre nuk kanë shkuar kurrë në shkollë dhe shpesh mund të shihen duke bartur ngarkesa të rënda.

"Kjo është e gjitha pjesë e vuajtjes dhe poshtërimit që gratë duhet të durojnë për shkak të traditës së ashpër", tha Pashupati Kunvar, i cili drejton një bamirësi të vogël që ndihmon gratë.

"Dhuna në familje është ende e madhe dhe shkalla e martesës së fëmijëve është e lartë, kështu që ne përpiqemi t'i bindim njerëzit që të ndryshojnë zakonet, por ajo shkon shumë ngadalë", shton ai.

Tradita e chhaupadit do të jetë veçanërisht e vështirë për t'u çrrënjosur, pasi njerëzit besojnë se një aksident i madh do të ndodhë nëse ata flenë në të njëjtën dhomë me ndonjë grua të papastër.

"Nëse një grua hyn në një shtëpi familjare gjatë ciklit, do të ndodhin tre gjëra", tha një fermer me emrin Runcho. "Do të vijë një tigër dhe shtëpia do të digjet, dhe koka e shtëpisë do të sëmuret”.

Në disa fshatra, gratë gjatë periudhës shkojnë në stallë me pjesën tjetër të kafshëve shtëpiake. Edhe gratë që lindin konsiderohen të ndotura, dhe shumë prej tyre izolohen me të sapolindurit për disa ditë.

Ky rajon nepalez është i varfër, relativisht homogjen, hindu dhe shtëpitë kanë tendencë të jenë të vogla. Në nënkulturat tjera hindu, gjatë cikleve menstruale, gratë mund të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, por nuk bën të çohen dhe të gatuajnë, gjë e cila konsiderohet privilegj.

Gjithashtu, ato nuk duhet të prekin bagëtinë, kështu që nëse vijnë në shtëpinë e tyre kafshët, ato duhet të thërrasin të tjerët që të vijnë ta marrin atë. Gjatë ditës, ato punojnë në fushë si gjithë të tjerët, edhe pse nuk guxojnë të bien në kontakt me banorët e tjerë të fshatit.

Megjithëse këshillohen rreth rreziqeve, ata mohojnë dhe thonë: "Na vjen keq, por kjo është kultura jonë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat