Ndiqni këto këshilla që t’i bëni fëmijët më të përgjegjshëm

Life style

Ndiqni këto këshilla që t’i bëni fëmijët më të përgjegjshëm

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Ky artikull sjell për ju disa këshilla si të kujdeseni që të transmetoni te fëmijët tuaj ndjenjën e përgjegjësisë ndaj gjërave.

Jo shumë ngarkesë, apo mundim për fëmijët, mirëpo është mirë që edhe pse fëmijë, të dinë se duhet të bartin përgjegjësi mbi supe, dhe ju si prindër mund të ndjeheni më të sigurt se e ardhmja e tyre do të jetë më e mirë.

Bëni këto veprime që tu mësoni përgjegjësinë fëmijëve të moshës 6-11 vjeçare:

Të bartin rrobat nga makina e larjes deri në dhomë, dhe t’i rregullojnë ato,

Të përgjigjen me mirësjellje në telefon dhe të kuptojnë mesazhin e dhënë,

Pastrimi i dyerve dhe dritareve,

Organizimi i dhomës së tyre, kujdes i përgjithshëm, sidomos për gjëra personale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat