Çfarë puthjesh dëshirojnë meshkujt, çfarë femrat?

Life style

Çfarë puthjesh dëshirojnë meshkujt, çfarë femrat?

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 12:21
Ilustrim

Puthjet janë njëra ndër gjërat më të bukura në botë, mirëpo pak dimë për to.

Meshkujt dhe femrat dëshirojnë puthje të ndryshme

Siç tregojnë hulumtimet, meshkujt më shumë i dëshirojnë puthjet e lëngëta që përfshijnë edhe gjuhën dhe gojën e hapur. Femrat shpesh ankohen për shkak të puthjeve të tilla të lëngëta.

Ekziston arsyeja përse meshkujt dëshirojnë puthje të tilla: goja e hapur mundëson që femrave t’u “dozojnë” sasi të vogla hormonesh të cilat ngrenë libidonë që barten me anë të pështymës. Nëse mashkulli puth femrën me javë apo muaj, libidoja e saj ngrihet pikërisht falë puthjeve të tij.

Puthja e parë gjithmonë mbahet në mend

Deri në fund të jetës mbahet në mend puthja e parë. Shumicës së femrave më lehtë u kujtohet puthja e parë se sa seksi i parë, transmeton Telegrafi. Nuk dihet saktë përse është kështu, mirëpo disa ekspertë besojnë se kjo ka lidhje me faktin që puthja e parë është akt i cili njeriun e fut në botën e seksualitetit.

Kimia nuk është kryesorja për puthje të mirë

Edhe pse midis dy individëve krejtësisht të huaj mund të nxitet kimia shumë intensive, puthjet më të mira krijohen në lidhjen në të cilën është e zhvilluar lidhja emocionale dhe siguria.

Madhështia e puthjes përmban në vete mirëkuptimin dhe nevojën e personit të dashur. Kjo deri diku është e kuptueshme, sepse personi i cili ju njeh më së miri, shumë mirë e di se çka dëshironi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat