Jam e dashuruar me një ish të burgosur me dy fëmijë, të cilin mamaja ime e urren

Life style

Jam e dashuruar me një ish të burgosur me dy fëmijë, të cilin mamaja ime e urren

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 08:26
Foto ilustrim

Dashuria nuk njeh moshë dhe as arsye, këtë gjë na e vërteton letra e sotme në rubrikën e Elle, Ask E.Jean. Një vajzë kërkon ndihmën e ekspertes, pasi është e dashuruar me një njeri 10 vite më të madh, i cili ka dy fëmijë, ka qenë në burg dhe që për më tepër e ëma e letërshkrueses e urren.

“Katër muajt e kaluar jam frekuentuar me një njeri të mrekullueshëm, të zgjuar dhe argëtues. Mamaja ime është e shqetësuar pasi unë jam 22 vjeçe, ndërsa ai 32. Po ashtu, ai ka dy fëmijë të vegjël nga një marrëdhënie e mëparshme dhe ka qenë 10 muaj në burg. Unë e kuptoj shqetësimin dhe ankthin e nënës sime, sigurisht! Por a mund të më ndalojë kjo gjë për të vazhduar me njeriun e vetëm që kam dashur ndonjëherë?”

Përgjigja:

Një rregull i përgjithshëm: Nënave nuk u pëlqen që të bijat të martohen me ish të burgosur. Nuk po them të bësh atë që thotë nëna jote (meshkujt mund të ndryshojnë dhe duhet të falen). Vazhdo me të. Takoje. Por të paralajmëroj: Ai mashkull duhet t`iu përkushtohet edhe fëmijëve. Mos i nxito gjërat, mos shko të jetosh me të, mos u martoni dhe mbi të gjitha mos mendo për të pasur një fëmijë me të pa mbaruar shkollën, pa filluar karrierën dhe pa bërë gabimet që duhet të bësh. Pastaj mund të vendosësh për hapin e radhës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat