Nuancat e kokosit në flokë: Kjo ngjyrë është trend kryesor në vjeshtë

Life style

Nuancat e kokosit në flokë: Kjo ngjyrë është trend kryesor në vjeshtë

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 08:44
Ilustrim

Zeshkane kushtoni kujdes, sepse po ju prezantojmë edhe një trend shumë të bukur për nuancimin e flokëve të cilin duhet ta provoni sa më parë.

Është dalë trendi i ri i ngjyrosjes së flokëve, përkatësisht nuanca e ashtuquajtur e kokosit të pjekur është lajmëruar si hit i vjeshtës që po vjen.

Hiti aktual sjell freski të përsosur për zeshkanet, pa u lodhur shumë.

 

Hello Saturday, I am already so in love you. ????

A post shared by ATL H A I R + B A L A Y A G E (@kayluhskolors) on

Pikërisht, fjala është për variantin modern të trendit ombre, i cili ju lejon që ta mbani tamam rrënjën dhe vetvetiu lehtëson mbajtjen e ngjyrës.

Për dallim nga ombre klasik, teknika e re ka kalim më të butë nga nuanca e zeshkët në nuancën bionde dhe ngjyrat duken sikur derdhen në njëra-tjetrën.

Nuanca origjinale e kokosit të pjekur përfshin tamam rrënjën natyrale dhe majat e akullta bionde.

Për shkak të kalimit të lehtë, ngjyra vepron më natyrshëm se sa te ombre klasik, edhe pse njëkohësisht është shumë e efektshme andaj do të transformojë dukjen tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat