Maska me rrush, ideale kundër rrudhave

Life style

Maska me rrush, ideale kundër rrudhave

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 14:54
Ilustrim

Për një fytyrë të pastër dhe të shndritshme, lëngu i një kalavesh rrushi lihet të fermentohet për disa orë, pasi keni shtrydhur kokrrat e tij, pastaj aplikohet në fytyrë duke shmangur zonën rreth syve.

E lini të veprojë për rreth 20 minuta dhe më pas shpëlani fytyrën si zakonisht.

Efekti? Pastrues dhe rigjenerues. Kjo maskë është gjithashtu efektive kundra rrudhave.

Rrushi përmban shumë elementë antioksidues, siç janë vitaminat, mineralet dhe taninet, të cilat e bëjnë fytyrën të bukur dhe me shkëlqim duke hequr rrudhat, njollat e diellit dhe aknet nga lëkura e fytyrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat