Lamtumirë buzë të plota dhe mishtore! Buzët ‘koreane’ janë trendi i fundit i grimit

Life style

Lamtumirë buzë të plota dhe mishtore! Buzët ‘koreane’ janë trendi i fundit i grimit

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 15:26
Ilustrim

Ky lloj buzësh tregon një personalitet të pavarur dhe shumë inteligjent, i cili tërheq shumë të tjerët.

Nëse kaloni sadopak kohë në Instagram me shumë mundësi duhet t’ju kenë zënë sytë me qindra video që ilustrojnë këtë trend grimi.

Buzët ‘koreane’ janë e kundërta e buzëve të vijëzuara më shumë seç duhet, për të krijuar kështu një pamje më të freskët dhe vajzërore?

Ku e kemi fjalën?

Fjala është për të krijuar iluzionin e buzëve të vogla dhe më ngjyrë të kuqe. Blogeret e grimit në Instagram demonstrojnë në videot e tyre mënyrën se si krijohet kjo pamje.

Është kaq e thjeshtë, mjafton të lyeni buzët me ngjyrë të kuqe dhe më pas të vendosni bazë aty ku mbaron buzëkuqi.

Zbuteni ngjyrën me kujdes dhe kështu do të krijoni me fare pak mundim buzët “koreane”.

Si ju duken?

Sipas të apasionuarve pas grimit ky trend paralajmëron fillimin e një epoke të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat