Maniake pas pastërtisë, perfeksioniste dhe vetëkritikuese, 6 gjërat që duhet të dini për virgjereshën

Life style

Maniake pas pastërtisë, perfeksioniste dhe vetëkritikuese, 6 gjërat që duhet të dini për virgjereshën

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 16:34
Ilustrim

Që prej datës 23 gusht kemi hyrë zyrtarisht në shenjën  e tyre, megjithatë a jeni të sigurt që gjithçka që dini për Virgjëreshën është e vërtetë? Në artikullin e sotëm, Living do t’ju njohë me anët e njohura dhe të panjohura të shenjës më perfeksioniste të zodiakut. Zbuloni për çfarë bëhet fjalë:

1.ADHUROJNË PËRSOSMËRINË: Të lindurit në shenjën e Virgjëreshës janë të njohur për perfeksionizmin e tyre të pamëshirshëm, të cilin e kërkojnë në çdo gjë: që nga karriera e deri tek gjërat e zakonshme, siç mund të jetë për shembull zgjedhja e një veshjeje. Shquhen gjithashtu për natyrën analitike, që i identifikon, por edhe i dallon nga shenjat e tjera, karakteristikë tipike kjo për shenjat e tokës. Virgjëreshat janë një ndër shenjat më të organizuara të horoskopit, kanë gjithmonë një panoramë të qartë kur dhe sesi duhen bërë gjërat.

2. JANË VETËKRITIKUESE: Nuk është aspak habi një gjë e tillë për një shenjë kaq kërkuese si Virgjëresha. Siç e theksuam edhe më lart, Virgjëresha e këkon përsosmërinë më shumë se kushdo tjetër, por jo gjithmonë mun ta arrijë atë. Në këtë moment ajo kthehet në kritikuesen dhe gjyqtaren më të ashpër të vetes. Arrin deri në atë pikë sa të shkëputet nga gjithçka e gjithkush, vetëm që të mund të kuptojnë ku kanë gabuar. Duhet të ndalojnë së bëri këtë gjë, jeta e tyre do të ishte më e lumtur nëse do të foksuheshin në mendime më vlerësuese.

3.MERAKOSEN SHUMË SHPESH: Të lindurit nga 23 gushti-22 shator janë shumë përkujdesës ndaj të dashurve të tyre, shpesh më shumë seç duhet. Janë të prirur të jenë meraklinj dhe gërnjarë për shak se kanë frikë nga e panjohura. Duhet të mësojnë t'i lënë gjërat të shkojnë në rrjedhën e tyre dhe si të qëndrojnë të qetë e të qetësojnë mendjet e tyre. Sapo ta bëjnë një gjë të tillë, do pushojnë së mbianalizuari situatat.

4. KONSERVATIVE: Besojnë tek vlerat dhe principet në mënyrë strikte, kështu që e kanë të vështirë të pranojnë idetë moderne. Preferojnë të kalojnë nga rruga e testuar më parë, dhe janë një nga shenjat më pak aventuriere të zodiakut.

5.JANË MANIAKE PAS PASTËRTISË: Virgjëreshat kanë gjithmonë nevojë të kontrollojnë gjithçka dhe të jenë të organizuar, prandaj janë edhe më maniaket për pastërti e rregull. Ato sistemojnë bibliotekën sipas rendit alfabetik, i seleksionojnë veshjet sipas ngjyrave, nuk lënë asnjëherë papastërti ne shtëpi dhe duan që gjithçka të shkëlqejë.

6.JANË TË ASHPRA: Janë të prirur të kenë opinione të forta dhe një sens të fortë të së mirës dhe së keqes, gjë që i bën shumë diskriminues. Zakonisht nuk përpiqen aspak që të bëjnë diçka të tingëllojë më mirë seç është në realitet. Gjithsesi ashprësia e tyre nuk shkon mirë me njerëzit rreth tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat