Shpiket spreji që zëvendëson pastrimin dhe hekurosjen e rrobave

Life style

Shpiket spreji që zëvendëson pastrimin dhe hekurosjen e rrobave

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 23:19
Foto ilustrim

Pas tharjes së flokëve të larë, është shpikur edhe pastrimi rrobave pa ujë. Kjo mund të jetë shpikja e shekullit.

Qëkur shamponi i  flokëve të thatë erdhi në treg, jeta ndryshoi. Kjo nuk do të thotë që ne do të pastrojmë flokët tona më pak, por kemi mësuar të përdorim potencialin e saj të plotë kur është pak "i ndotur". A nuk do të ishte mirë nëse rrobat e veshura një apo dy herë vetëm t’i spërkasim dhe t’i veshim përsëri? Duket sikur kjo po vjen së shpejti!

Hulumtimet kanë treguar se një pjesë e madhe e njerëzve nuk i pastrojnë shpesh rrobat e tyre pasi ato dëmtohen. Produkti i Unilever vjen këtu si një mrekulli e vërtetë e vogël në një shishe që do të rifreskojë pëlhurën me një parfum, por në të njëjtën kohë do ta "hekurosë".

"Day 2" vjen në një shishe praktike me një spërkatës ë përmbajnë molekula që e shtrëngojnë pëlhurën dhe i japin një aromë të freskët. Nevojiten vetëm 15 minuta për të mbajtur rrobat derisa ato të thahen dhe gjithashtu ka një "efekt hekuri", pasi rrudhat zhduken dhe rishfaqet butësia.

Secila shishe (200ml) zëvendëson 60 litra ujë që do të shpenzonim për larjen. Një shishe kushton 7.5 funta në Britani të Madhe dhe mund të përdoret për 25 larje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat