Këto shenja tregojnë se lidhja juaj ka marrë fund

Life style

Këto shenja tregojnë se lidhja juaj ka marrë fund

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 12:35
Foto ilustrim

Pasi të keni kaluar një kohë të gjatë me dikë, është shumë e vështirë të paramendoni se ndërmjet jush dashuria ka mbaruar.

Disa lidhje me kalimin e kohës bëhen të pandashme, por disa prej tyre nisin të humbin shkëlqimin.

Çfarë sjell deri te kjo vështirë se mund të thuhet, pasi që çdo lidhje dallon nga tjetra, por këto janë gjithsesi shenjat se lidhjes suaj i ka ardhur fundi.

Nuk jemi më ju, por unë. Në këtë fazë është tepër vështirë të tërhiqeni pa ndihmën e ekspertëve. Nëse ka ardhur deri kjo, egoizmi dhe shikimi vetëm në anën tuaj dëshmon se ju nuk jeni më partnerë.

Ju nuk zemëroheni më, pasi keni hequr dorë dhe nuk keni më ndjenja. Reaksionet e bujshme dhe grindjet janë veti të personave që përpiqen të zgjidhin ndonjë konflikt, pasi janë lodhur nga e tëra.

Nuk kaloni kohën me miqtë e tuaj të përbashkët, por vetëm me të tuajt. Keni humbur edhe çdo kontakt dhe nuk dëshironi të keni lidhje as me anëtarët e familjes së tij apo të saj.

Ju nuk ndieni aspak keqardhje pse keni vepruar diçka që nuk i përgjigjet palës tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat