Do t’ju vlerësojnë më shumë: Cilat pyetje duhet t’ia bëni punëdhënësit të ardhshëm?

Life style

Do t’ju vlerësojnë më shumë: Cilat pyetje duhet t’ia bëni punëdhënësit të ardhshëm?

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 09:22
Ilustrim

Kur të shkoni në bisedë për punë nuk duhet vetëm ju t’u përgjigjeni pyetjeve.

Biseda për punë nuk është e rëndësishme vetëm për punëdhënësin që ai më mirë ta njohë kandidatin potencial, por edhe anasjelltas – për kandidatin që të marrë përshtypje sa më të mirë për vetë pozicionin, si edhe për vendin e punës dhe kompaninë, e cila do të mundë ta punësojë.

Bussines Insider me këtë rast i sjell disa pyetje konkrete, të cilat kandidati, në fund të bisedës për punë, gjithësi do të duhej t’ia bënte punëdhënësit, në mënyrë që të tregojë interesin dhe profesionin e vet në kuptimin e përshtatjes me punën e re dhe me gjithë atë proces.

Ajo që do të ishte mirë që kandidati të pyesë, por që do të mund t’i jetë e dobishme është:

# A u jam përgjigjur të gjitha pyetjeve tuaja?

# Cili do të ishte kandidati ideal për këtë vend pune, sipas mendimit dhe kritereve tuaja dhe a jam unë ai person?

# Kush ju është konkurrenca kryesore, dhe cilat janë përparësitë tuaja në këtë kuptim?

# Cilat janë të metat e këtij vendi të punës?

# Si duket një ditë tipike e punës?

# A mund të bëj edhe diç tjetër që do t’ju ndihmonte të vendosni për mua si kandidatin ideal?

# A e dini përse punëtorët tuaj dëshirojnë të punojnë te ju/për ju?

# A është kjo ndonjë pozitë e re, nëse jo, përse personi i mëparshëm e ka lënë këtë pozitë?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat