Lamtumirë street style, kthehet femra elegante

Life style

Lamtumirë street style, kthehet femra elegante

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 18:02
Java e modës në Milano

Duket se stili i rrugës ose siç njihet në fjalorin e modës ‘street style’, nuk do të jetë pjesë e garderobës tonë për vitin e ardhshëm.

Në javën e modës në Milano, sfilatat e para prezantojnë femrën elegante, me fustan mendafshi, gjatësi e përmbajtur dhe brishtësi. Koleksionet pranverë-verë 2019 kanë mënjanuar atletet apo bluzat sportive, duke iu rikthyer takave dhe feminilitetit.

Megithatë stilistët kanë ruajtur stilin kontemporan, sigurisht duke i shtuar dozat e duhura të sofistikimit. Edhe baza muzikore gjatë sfilimit duket domethenese. Është Lucio Batisti me “Le mie done speciale”, ose gratë e mia speciale të forta por edhe delikate.

Garderobës së 2019 nuk do t’i mungojë asgjë, thjesht është shmangur ekzagjerimi dhe vulgariteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat