11 rregulla të rëndësishme të etikës që i shkelim vazhdimisht

Life style

11 rregulla të rëndësishme të etikës që i shkelim vazhdimisht

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 18:56
Ilustrim

Ka disa rregulla të thjeshta që shumica harrojnë t’i zbatojnë në jetën e tyre. Por etika është shumë e rëndësishmë në përshtypjet që lë tek të tjerët, prandaj le të rikujtojmë çfarë ka më tepër rëndësi:

Gjithmonë mbani çantën në dorën e majtë, që e djathta të jetë e lirë për t’i dhënë dorën dikujt.

Mos e vendosni asnjëherë çantën në tavolinë ose në tokë. Vendoseni në karrige ose në varëse që mund të gjeni në anë ose poshtë tavolinës.

Kur jeni vonë për në palestër, shko tek vendet që janë të lira edhe nëse nuk janë të preferuarat e tua.

Pasi të mbaroni, vendosini çdo pajisje në nivelin fillestar dhe fshini me një peshqir djersën.

Kur ju duhet të kaloni përpara në një teatër, kinema apo koncert, bëjeni me fytyrë përballë të tjerëve, jo duke i drejtuar kurrizin.

Ndërkohë nëse jeni ulur, nuk është etike që dikush t’ju kalojë përsipër. Prandaj thjesht çohuni dhe bëjani më të lehtë.

Dhe diçka e rëndësishme! Në këto mjedise, të folurit në telefon, të komentuarit mbgi atë që po ndodh apo edhe të flasësh me të tjerët është jo e hijshme.

Nëse ju duhet të çoheni nga tavolina e ngrënies, lërëni pecetën në karrige dhe jo në tavolinë. Ndërsa pirunin në pjatë!

Nëse jeni alergjikë ndaj një ushqimi dhe ju duhet të shkoni diku, është mirë ta lajmëroni paraprakisht.

Kur qëndroni në radhë, mos flisni në telefon.

Vishu sipas rastit:

– Përditshmëri:  Gjithçka që nga T-shiri dhe xhinset tek pantallonat e shkurtra dhe bluzat e thjeshta.

– Një e premte e thjeshtë:  Për të qenë të përgatitur për çdo rast që mund t’ju dali, vishni një palë këpucë me takë.

– Takime biznesi joformale:  Vishni rroba me një ngjyrë. Evitoni rrobat shumë të ngushta ose shumë të gjera.

-Takime biznesi formale:  Një kostum dhe këpucë të zeza për meshkuj, dhe sandale, një fund dhe xhaketë për femrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat