Menstruacionet e çrregullta, sa janë normale

Life style

Menstruacionet e çrregullta, sa janë normale

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 11:16
Foto ilustrim

Menstruacionet e çrregullta mund të jenë bezdisëse, mirëpo rrallë herë ka diçka për tu shqetësuar në të vërtetë.

Ka shumë arsye pse mujoret mund të mos u vinë me kohë. Megjithatë, mbani në mend se gjithmonë është më mirë që të këshilloheni me mjekun.

Në ndërkohë, ne do të mundohemi që të ju tregojmë disa arsye pse menstruacionet tuaja kanë ndryshuar, dhe a është një gjë e tillë e zakonshme?

Është e zakonshme të keni menstruacionet të pa rregullta, sidomos nëse ato ju kanë filluar së fundi. Kërkohen disa vite derisa mujoret të rregullojnë kohën e tyre.

Cikli menstrual fillon të shkurtohet rreth moshës 35 vjeçare dhe shkurtohet edhe më tepër kur i afroheni menopauzës (rreth moshës 50 vjeçare). Po ashtu është normale që në këtë moshë të humbisni ndonjë cikël apo të keni më pak gjakderdhje.

Duhet të kuptoni se “menstruacionet e çrregullta” është vetëm një term, mirëpo ju i njihni ciklet tuaja dhe trupin tuaj, dhe askush s’mund të vlerësojë më mirë se ju.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat