Gabimet më të zakonshme që i bëni në mëngjes

Life style

Gabimet më të zakonshme që i bëni në mëngjes

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 07:45
Ilustrim

“Nëse i ikim mëngjesit, atëherë patjetër që do të bëjmë një zgjedhje jo të duhur për drekë.

Njerëzit që kalojnë mëngjesin, hanë më shumë gjatë ditës”, thotë Emily Banes, eksperte e dietës në Qendrën Mjekësore Northwest Houston.

Por, këtë gabim e kemi bërë të gjithë të paktën disa herë gjatë jetës sonë, raste të ndodhura për një sërë arsyesh.

Disa persona nuk konsumojnë vaktin e mëngjesit sepse e konsiderojnë atë si një vakt që iu shton oreksin dhe peshën. Një tjetër dilemë për personat që konsumojnë mëngjes është një mëngjes i lehtë apo i rëndë në kalori.

Keni dëgjuar jo në pak raste që t’ju thonë “mos e lini stomakun kurrë bosh, një frut ose një fetë bukë të mban gjithë ditën energjik”.

Por, nga ritmi i ditës dhe për shkak se ora ikën shumë shpejt në mëngjes, ne dalim me stomakun bosh, gjë që nutricionistët ndërkombëtarë e quajnë gabimin e parë të ditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat