Sfidë me tigrin si profesion - Bota Sot
Sfidë me tigrin si profesion

Life style

E shtunë, 30 korrik 2016

Sfidë me tigrin si profesion

Më: 2 tetor 2012 Në ora: 13:45

Të jesh i ndjekur nga një tigër, mund të jetë një prej maktheve më të mëdha që mund të ketë një njeri i zakonshëm.

Megjithatë, për një kujdestar të guximshëm të një kopshti zoologjik, kjo është rutina e ditës së tij.

30-vjeçari Jeff Harvell, në Arizona, SHBA, është stërvitur që të provokojë tigrat, në mënyrë që t’i bëjë ata që ta ndjekin, përpara se të gjejë shpëtimin duke u hedhur në një pishinë, ku në ndihmë i vijnë bashkëpunëtorët e tij që shpërqendrojnë tigrin, që në ujë humbet shumë prej avantazheve që do të kishte ndaj një njeriu në tokë.

Ndonëse për disa ky “sport” është vetëm një katastrofë që pret të ndodhë, Harvell nuk e krahason ndjekjen nga një tigër me asgjë tjetër në jetë, ndërsa spektakli ka filluar të grumbullojë shuma të rëndësishme për kopshtin zoologjik, me qindra persona që vijnë të shohin me kuriozitet “rutinën” e përditshme të jetës së kujdestarit.





Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Çfarë tenton të arrijë Thaçi me përuljen që bëri para lapidarit të serbëve në Grackë të Lipjanit?

    Kërkon të “blejë" paqe me Serbinë

    Të heqë akuzat që janë përfolur ndaj tij

    Të mohoj gjenocidin serbë në Kosovë

    Të duket i mirë para ndërkombëtarëve

    Shiko rezultatet
test