Pegomastax Africanus, dinosauri i zbuluar rishtazi

Life style

Pegomastax Africanus, dinosauri i zbuluar rishtazi

Më: 6 tetor 2012 Në ora: 19:02

Ishte i gjatë rreth 1 metër dhe peshonte më pak se një mace. Ky është identikiti i Pegomastax Africanus, llojit të ri të dinosaurve të përshkruar nga antropologët që mundën të bëjnë bashkë mbetjet fosile të gjetura në Afrikën e Jugut në vitin 1963.

Studimi u krye në Universitetin e Harvardit në Shtetet e Bashkuara. Grupi i shkëncëtarëve, pasi bëri bashkë mbetjet fosile të gjetura shumë vite më parë, panë rezultatin: forma e një dinozauri që nuk e kishin hasur më parë.

Pas krahasimeve me mbetjet e tjera fosile të zbuluara deri më tani, studiuesit u dorëzuan, bëhej fjalë për një lloj të ri dinosauri që mendohet se ka jetuar 200 milionë vite më parë në Tokë.

Nisur nga konstrukti i nofullës, paleontologët thonë se lloji i ri i dinosaurit të zbuluar ishte barngrënës. Mbi shpinë studiuesit amerikanë mendojnë se dinosauri ka patur gjemba dhe lëkurë të ashpër që e mbronte nga grabitqarët, që nuk është se ishin të pakët.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat