”Pushtimi” i Murit të Madh Kinez

Life style

”Pushtimi” i Murit të Madh Kinez

Më: 6 tetor 2012 Në ora: 19:26

Pasi Kina festoi përvjetorin e 63-të të Republikës Popullore në datën 1 tetor, me qindra mijëra shtetas janë dyndur në pushtimin e monumentit simbol kombëtar, Murit të Madh Kinez.

Që kur “babai” i kombit, Mao Ze Dun, deklaroi gjatë regjimit të tij se asnjë kinez nuk mund ta quajë veten një nënshtetas të mirë pa vizituar objektin, është shndërruar në një traditë që në javën pas festës kombëtare, të verifikohet një dyndje njerëzish në strukturën e gjatë rreth 8 mijë kilometra.

Disa fotografi të publikuar në “Weibo”, rrjetin shoqëror më të përhapur në Kinë, treguan të premten dyndjen e jashtëzakonshme të kinezëve në Murin e Madh, ndërtuar midis disa dekadave në mesjetë, për të përballuar sulmet e hordhive mongole.

Në mënyrë ironike, fotografitë janë pagëzuar me emrin e ri, “Dyndja e Madhe e Kinës”.




Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat