Barazia në punët e shtëpisë sjell më shumë gjasa për shkurorëzim

Life style

Barazia në punët e shtëpisë sjell më shumë gjasa për shkurorëzim

Më: 7 tetor 2012 Në ora: 11:00

Sa më e barabartë të jetë ndarja e punëve të shtëpisë në mes bashkëshortëve, ka më shumë shanse për të dështuar martesa, ka treguar studimi norvegjez.Sipas Institutit për hulumtimet sociale në Oslo, përqindja e shkurorëzimeve në mes bashkëshorteve të cilët i ndajnë në mënyrë të barabartë detyrat në shtëpi është pesëdhjetë për qind më e lartë se tek ata ku pjesën më të madhe të punëve i kryen gruaja.

“Sa më shumë që punon mashkulli në shtëpi, përqindja e divorcit është më e lartë,” ka shpjeguar Thomas Hansen, një nga autorët e studimit të madh me titull “Barazia në shtëpi”.

Hulumtuesit nuk kanë arritur të gjejnë lidhjen e saktë shkak-pasojë në mes angazhimeve në martesë dhe ndarjeve, dhe janë kënaqur me konkludimin që bëhet fjalë për çiftet “moderne”. Dhe ata përveç që në mënyrë të barabartë ndajnë punët në shtëpi kanë edhe perceptimin modern të martesës dhe ndarjes.

“Te çiftet moderne edhe femrat kanë arsim të lartë dhe punë të mirë, dhe kështu është më pak e varur ekonomikisht nga bashkëshorti. Kështu ato shumë më lehtë mund të gjenden në rast të shkurorëzimit”, ka shtuar ai.

Në Norvegji mashkulli dhe femra angazhohen në mënyrë të barabartë kur është fjala për arsimin e fëmijëve, por kur bëhet fjala për punët e shtëpisë, ende femrat janë ato që e kryejnë pjesën më të madhe.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat