Itali, së shpejti universiteti ekologjik - Bota Sot
Itali, së shpejti universiteti ekologjik

Life style

E mërkurë, 27 korrik 2016

Itali, së shpejti universiteti ekologjik

Më: 9 tetor 2012 Në ora: 16:10

Analizë konsumit energjitik dhe lëvizjes, vëmendje mbeturinave dhe burimeve hidrike, si dhe monitorim i sallave, shërbimeve, strukturave dhe aktiviteteve.

Është ky zhvillimi ekologjik i Universitetit Bicocca në Milano, për të reduktuar harxhimet dhe për të kufizuar gjurmët e karbonit.

Një projekt i saponjoftuar që brenda dy viteve dhe me një investim prej 90 mijë eurosh do t’i garantojë institutit arsimor një reduktim të emetimeve të CO2 me rreth 15 për qind.

Është një kursim që në terma ekonomikë përkthehet në qindra mijëra euro që mund të shkojnë për projekte shkëmbimi me vende të tjera dhe bursa studimi.

Një kërkim shkencor mbi të gjithë kampusin, i përbërë nga 25 ndërtesa, 192 salla didaktike dhe 600 ambjente të tjera, kryesisht laboratore kërkimi dhe zyra në Milano dhe Monza, që ka si aktorë departamentet e shkencave të ambjentit dhe sociologjisë, të angazhuar në mbledhjen e rezultateve.

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Çfarë tenton të arrijë Thaçi me përuljen që bëri para lapidarit të serbëve në Grackë të Lipjanit?

    Kërkon të “blejë" paqe me Serbinë

    Të heqë akuzat që janë përfolur ndaj tij

    Të mohoj gjenocidin serbë në Kosovë

    Të duket i mirë para ndërkombëtarëve

    Shiko rezultatet
test