Regbisti humb testikulin pas dëmtimit në fushë

Life style

Regbisti humb testikulin pas dëmtimit në fushë

Më: 9 tetor 2012 Në ora: 16:12

Një lojtar regbie në Britaninë e Madhe mposhti një dhembje të jashtëzakonshme dhe përfundoi ndeshjen, në fund të së cilës u detyrua t’i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e një testikuli.

Sulmuesi i Uarrington, Paul Wood, në finalen e kampionatit kombëtar me Lidsin, pësoi një goditje të fortë disa minuta përpara përfundimit, nga e cila një prej testikujve të tij u shkëput nga lidhja me pjesën tjetër të trupit.

Pavarësisht dhembjeve në kufirin e të durueshmes, siç raportoi “Daily Mail”, regbisti vendosi të përfundonte ndeshjen, të cilën ekipi i tij e humbi.

Siç mësoi më vonë 31-vjeçari, nëse do të ishte transportuar menjëherë në spital, ai mund të kishte shpëtuar testikulin.

Megjithatë, lajmi i mirë për Wood është se pavarësisht kësaj humbje, paraqitja e tij seksuale nuk do të dëmtohet, pasi nje testikul eshte i mjaftueshem per te kryer funksionin riprodhues.

Ndërkohë, gjesti i tij është vlerësuar si një akt i rrallë burrërie, për përballimin e dhembjeve që tejkaluan kufirin e një njeriu të zakonshëm, për hir të fanelës dhe dëshirës për të fituar ne finalen e madhe.

Regbia konsiderohet si një prej sporteve më të dhunshme, falë lejimit të një kontakti të fortë trupor mes lojtarëve, por një dëmtim i pësuar si ai i 31-vjeçarit është unik edhe në historinë e këtij sporti.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat