Festivali i balonave në Albuquerque, 700.000 vizitorë në New Mexico

Life style

Festivali i balonave në Albuquerque, 700.000 vizitorë në New Mexico

Më: 14 tetor 2012 Në ora: 20:59

Festivali ndërkombëtar i balonave në Albuquerque pritet të tërheqë më shumë se 700.000 vizitorë në qytetin më të madh në shtetin e New Mexico.

Balonat me ajër do të bëjnë gara në qiell të hapur e pritet të marrin pjesë më shumë se 600 të tilla në një shumëllojshmëri të formave dhe ngjyrave.

Sipas drejtorit të ketij festivali, Tom Garrity, pilotët nga 19 vende të ndryshme kanë ardhur në Albuquerque për të marrë pjesë në garë.

Pilotët e vlerësojne qytetin për perimetrin e përsosur për fluturim në rrugën ndërmjet Maleve Sandia dhe lumit Rio Grande.

Festivali gjeneron rreth 2.000 vende pune dhe mbi 117 milion dollarë amerikanë për ekonominë lokale.

Mesatarisht çdo pjesëmarrës shpenzon rreth 194 dollarë amerikanë në ditë në ushqim, suvenire dhe veshje gjatë ditëve të festivalit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat