“Nano-lulet”, bateritë e së ardhmes

Life style

“Nano-lulet”, bateritë e së ardhmes

Më: 17 tetor 2012 Në ora: 13:26

Që kopjimi i natyrës është një nga burimet kryesore për të mbërritur tek risitë teknologjike është e ditur me kohë, por tashmë shkencëtarët e Universitetit të Karolinës së Veriut në Shtetet e Bashkuara mundën të krijojnë strukturën “energjitike” të ngjashme me një lule që ata e cilësojnë si gjenerata e re e ruajtësve të energjisë (bateritë).

Bëhet fjalë për sulfurin e germaniumit (GeS), një material gjysmë-përcjellës i përbërë nga “petale” mikroskopike të afta për të akumuluar dhe ruajtur energjinë për një kohë të gjatë.

Në fakt, shkencëtarët amerikanë thonë se bëhet fjalë për hapat e parë drejt një gjenerate të re të krijimit të akumulatorëve të ruajtjes së energjisë (bateritë).

“Krijimi i këtyre nano-luleve të përbëra nga sulfuri i germaniumit është shumë interesant, sepse në një hapësirë të vogël, ato arrijnë të përqendrojnë energji të mëdha”, deklaron Linyou Cao, profesor i materialeve inxhenerike në Universitetin e Kalifornias dhe bashkëautori i kërkimit shkencor të publikuar në “ACS Nano”.

Studiuesit amerikanë thonë se zbulimi i ri mund të gjejë zbatim jo vetëm në përmirësimin e kohëzgjatjes së baterive, por edhe në zvogëlimin e volumit të tyre disa herë, duke i bërë ato më shumë praktike.

“Si shembull sjellim përdorimin e tyre tek bateritë me litium. Volumi i madh aktual i tyre i faturohet përbërësve solarë. Në një bateri normale, nëse do të përdorej e njëjta sasi e mikro-lules prej sulfat germaniumi, në vend të përbërësve solarë, energjia e ruajtur do të ishte shumë herë më e madhe”, thotë më tej Cao.

Nano-lulet e sulfatit të germaniumit përfitohen nga procesi i avullimit dhe kondesimit të tij. Ky sulfat, nxehet në temperaturën e avullimit të tij. Avulli më pas kalon nëpër një dhomë ftohjeje të menjëhershme ku përftohet “lulja mikroskopike” e aftë të grumbullojë dhe ruajë energji në sasi të mëdha.

Tjetër avantazh i kësaj teknike është se përfitimi i GeS është më pak i kushtueshëm dhe nuk është toksik si lëndët solare, ndaj përdorimi i tij në të ardhmen do të jetë miqësor me mjedisin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat