Sondazhi: Femrat mendojnë se feminizmi ka vdekur

Life style

Sondazhi: Femrat mendojnë se feminizmi ka vdekur

Më: 18 tetor 2012 Në ora: 21:53

Është një lëvizje që ka arritur shumë triumfe për femrat, mes tyre edhe të drejtën e votës. Por tani femra moderne mesatare mendon se feminizmi ka vdekur.

Vetëm në një shtatë gra, sipas një studimi, thotë se është feministe.

Madje femrat më të reja janë më pak të tilla.

Një e treta e femrave të pyetura thonë se feminizmi është shumë agresiv kundrejt meshkujve. Ndërsa një e katërta thonë se feminizmi nuk është një gjë pozitive. Një në pesë madje mendojnë se është i dalë mode dhe nuk ka lidhje me gjeneratën e tyre.

Sondazhi është realizuar nga faqja Netmums. Këta të fundit thonë se sondazhi në një farë mënyrë provon se sa shumë ka arritur kjo lëvizje, për shkak se femrat tanimë nuk ndjehen të shtypura në Perëndim.

Themeluesi i faqes, Siobhan Freegard thotë se femrat nuk e shohin më mashkullin si një armik. Ai shton se nuk ka më një betejë të sekseve.

Madje në sondazh rezulton se një e treta e vajzave të reja nuk e imagjinojnë se dikur ka pasur një botë ku femrat e meshkujt nuk ishin të barabartë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat